Numër rekord i 84 shkollave fillore dhe të mesme të paraqitura në Kuizin Evropian të Parave
Shkup, 24 shkurt 2023
Sot Asociacioni Bankar Maqedonas, në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë, mbajtën një ngjarje virtuale me të cilin pjesëmarrësit e paraqitur dhe mentorët e tyre u njoftuan me rrjedhën e garës kombëtare dhe finalen e këtij viti të Kuizit Evropian të Parave. Vendi ynë për herë të pestë është pjesë e këtij projekti të rëndësishëm të Federatës Evropiane Bankare, i destinuar për edukim financiar të nxënësve nga 13 deri në 15 vjeç. Në takimin e punës, mentorë nga 84 shkolla fillore dhe të mesme, më së shumti deri tani dhe nxënësit e tyre nga 177 klasa u njoftuan me të gjitha aspektet e garës.
Përfaqësuesit e Bankës Popullore dhe Komisionit të Letrave me Vlerë bënë një rishikim të shkurtër të materialeve edukative dhe gjithashtu u zbatua një ushtrim i shkurtër në platformën elektronike “Kahut”, përmes së cilës do të zhvillohet gara.
Gara kombëtare do të realizohet në dy faza: në të parën do të mbahet virtualisht dhe do të zgjidhen tre ekipet më të mira, ndërsa në fazën e dytë tre ekipet më të mira do të garojnë live për titulin kampion kombëtar. Faza e parë do të mbahet më 20 mars, ndërsa faza finale në të cilën do ti mësojmë dy pjesëmarrësit që do ta përfaqësojnë vendin tonë në finalen evropiane do të mbahet më 24 mars 2023.
Këtë vit, pas një ndërprerje trevjeçare të shoqërimit të kampionëve kombëtar shkaku i pandemisë, ekipi fitues së bashku me mentorin e tyre, përsëri do të udhëtojë në Bruksel, të Belgjikës, më 15 dhe 16 maj 2023, ku do ti testojë njohuritë e tyre me fituesit e vendeve tjera në finalën e madhe evropiane.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}