23 dhjetor 2021
Sesioni i 41-të i Klubit të Hulumtuesve të themeluar nga Banka Popullore u mbajt dje. Me këtë përfunduan me sukses aktivitetet e Klubit të planifikuara për këtë vit kalendarik. Në kushte pandemie, në format virtual, u mbajtën katër sesione në të cilat u prezantuan disa punime kërkimore shkencore, në fushën e makroekonomisë dhe financave.
Pas hapjes së sesionit me fjalën e zv.guvernatores së Bankës Popullore, Ana Mitreska, u prezantua punimi “Analizë sipas grupeve e treguesve të veçantë të sistemeve bankare të Maqedonisë së Veriut, vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit” nga Emilija Stojanova Ivanovska.
Në punim, me anë të qasjes empirike krahasohen disa tregues të sistemit bankar, për të parë ngjashmërinë e tij me vendet anëtare të Bashkimit Evropian, apo me vende të përzgjedhura të rajonit. Siç u theksua në prezantim, bazuar në analizën e grupeve, niveli i përqendrimit në sistemin bankar të vendit tonë është i moderuar dhe i pranueshëm. Sipas analizës është më i lartë se disa vende të rajonit dhe i ngjashëm me disa nga vendet anëtare të BE-së.
Në të njëjtën kohë, në këtë hulumtim është bërë edhe një analizë grupore e treguesve të ndërmjetësimit financiar, e cila tregon se niveli i ndërmjetësimit financiar në vendin tonë dhe në vendet e analizuara të rajonit është më i ulët në krahasim me shumicën e vendeve anëtare të BE-së. Sipas gjetjeve të paraqitura, autori konstaton se ka vend për thellim të mëtejshëm dhe gradual të nivelit të ndërmjetësimit financiar në vendin tonë, duke patur parasysh ndërmarrjen e rreziqeve dhe duke ruajtur cilësinë e portofolit të bankave, e cila edhe në bazë të kësaj analize vlerësohet si më i mirë në raport me disa nga vendet e BE-së.
Pas prezantimit, u zhvillua diskutim mes pjesëmarrësve i nxitur nga hulumtimi dhe konkluzionet e paraqitura.
Sesioni i radhës i Klubit të Studiuesve do të mbahet në mars të vitit të ardhshëm.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}