Shkup, 23 nëntor 2023
“Banka Popullore në mënyrë të veçant i vlerëson, i çmon dhe i përkrah nismat që mbështesin përfshirjen më të madhe të të rinjëve në mbarë shoqërinë. Kombinimi i financave dhe njohurive është element i rëndësishëm për inkurajimin e të rinjve në biznes, duke shfrytëzuar kështu potencialin e tyre dhe potencialin e ekonomisë në tërësi”, tha viceguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska, në ngjarjen e organizuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, ku u prezantuan gjetjet e vlerësimit të tregut të zbatuar në kuadër të programit të BERZH-it “Të rinjtë në biznes”.
Duke folur për dëshirat e të rinjve dhe gjendjen faktike të tregut të punës, viceguvernatorja Mitreska theksoi se papunësia tek të rinjtë në Europë në dekadën e fundit është ulur nga 20% në 11%, ndërkaq në ekonominë maqedonase norma është gjithashtu në rënie, por edhe më tutje vazhdon të jetë dukshëm më e lartë se ajo e BE-së dhe arrin në 25%. Ajo theksoi se sipas anketës se realizuar nga KE/OECD-ja, rreth 45% e të rinjve planifikojnë të bëhen sipërmarrës pas përfundimit të shkollimit, duke preferuar kështu më shumë vetëpunësimin. Megjithatë, vetëm 5% e të rinjve punojnë në mënyrë aktive në zhvillimin e bizneseve fillestare (startup), dhe sipas të dhënave statistikore zyrtare vetëm 6% e të rinjve në BE janë të vetëpunësuar. Gjithashtu shtoi se: “Hulumtimet tregojnë se të rinjtë përballen me sfida të veçanta gjatë qasjes në financa pasi shpesh ndodh që bizneset e reja, përfshirë edhe ato të të rinjve, të mbeten jashtë perimetrit të financimit tradicional bankar për shkak të mungesës së historisë së kredisë, mungesës së kolateralit, shpenzimeve të larta të transaksioneve dhe mungesës së instrumentit të përshtatshëm financiar”. Gjatë fjalimit u theksua se është e nevojshme të investohet në mbështetje të zhvillimit të biznesit dhe rritjes së njohurive dhe aftësive të të rinjve, si dhe përmirësimin e qasjes deri në tregjet, strukturën mbështetëse institucionale dhe aspektet ligjore, të cilat janë gjithashtu veçanërisht të rëndësishme për autonominë e biznesit të të rinjve.
“Roli ynë si shoqëri është të lidhim hendekun midis dëshirave dhe mundësive të sipërmarrjes së re. Për këtë qëllim, edukimi financiar është me interes të veçantë për Bankën Popullore, sepse qasja në financa për të rinjtë kërkon nivel më të lartë të edukimit financiar, si bazë për përfshirje më të fuqishme financiare”, shtoi Mitreska, duke sqaruar se me depërtimin masiv të teknologjisë digjitale në botën e financave, tashmë nuk është i rëndësishëm vetëm edukimi financiar konvencional, por edhe ai digjital.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}