Shkup, 23 prill 2025
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministrja e Financave Gordana Dimitrieska-Koçoska, janë në krye të delegacionit që do ta përfaqësojë vendin tonë në Takimet pranverore të grupit të Bankës Botërore (BB) dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), të cilat po mbahen në Uashington,ShBA. Pjesë e delegacionit janë edhe viceguvernatorët Fadil Bajrami dhe Ana Mitreska.
Guvernatorja dhe viceguvernatorët tanimë zhvilluan takime me përfaqësues të Rezervës Federale të Nju Jorkut ‒ banka më e madhe në FED-in amerikan. Ata diskutuan për bashkëpunim edhe më të mirë, veçanërisht për pagesat dhe transaksionet në dollarë, si dhe mënyrat e menaxhimit të letrave me vlerë të qeverisë. U bisedua edhe për veprimtari të përbashkëta në fusha siç janë politika monetare, menaxhimi me rezervat valutore dhe rreziqet si dhe trendet e reja në sektorin bankar.
Guvernatorja dhe viceguvernatorët do të zhvillojnë edhe takime të tjera me përfaqësues të FMN-së. Delegacioni duhet të realizojë takime me zëvendësdrejtorin gjeneral të FMN-së, Bo Li, drejtorin e FMN-së për Europë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv dhe drejtorin alternativ ekzekutiv, Heroen Klik dhe Marniks van Rij, si dhe me ekipin e FMN-së për vendin tonë. Guvernatorja dhe viceguvernatorët do të zhvillojnë takime edhe me përfaqësues të departamenteve për statistikë, për tregje monetare dhe kapitale dhe veprimtari ligjore të FMN-së, me të cilët do të ndahen veprimtaritë e bashkëpunimit të suksessëm deri më sot.
Në kuadër të Takimeve pranverore, delegacioni do të zhvillojë takime edhe me përfaqësues të lartë të Bankës Botërore, nënkryetaren e BB-së, Antonela Basani, drejtoreshën për Ballkanin Perëndimor në BB, Shijaoçing Ju. Delegacioni do të merr pjesë edhe në mbledhjen e rregullt të vendeve anëtare të Konstituencës.
Guvernatorja dhe viceguvernatorët do të kenë takime edhe me përfaqësues të Aleancës për Përfshirje Financiare (AFI), për këmbim të përvojave për forcim të aktiviteteve për përfshirje financiare dhe gjinore. Përfaqësues të Bankës Popullore do të marrin pjesë edhe në tryezën e rrumbullakët të Bankës Botërore për forcim të bashkëpunimit rajonal në fushën e sistemeve pagesore.
Takimet pranverore janë mundësi e rëndësishme për politikëbërësit ekonomikë nga e gjithë bota për të diskutuar tema të rëndësishme dhe aktuale. Rëndësi të veçantë kanë takimet e Bankës Botërore dhe FMN-së, ku diskutohet për progresin në punën e tyre. Tema këtë vit është: “Puna – rruga drejt suksesit”.