
Asociacioni Bankar Maqedonas
në bashkëpunim me
Bankën Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe
Komisionin e Letrave me Vlerë të Republikës së Maqedonisë së Veriut
shpall
THIRRJE PUBLIKE
drejtuar shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut
Bëjmë thirrje shkollave fillore dhe të mesme në Republikën e Maqedonisë së Veriut për pjesëmarrje në garën ndërkombëtare ‒ Kuizi Evropian i Parave. Ky kuiz është projekt i Federatës Evropiane Bankare për edukim financiar të nxënësve të moshës 13 deri 15 vjeç.
Kuizi Evropian i Parave zhvillohet në dy faza: e para janë garat kombëtare në çdo vend, ndërsa faza e dytë është finalja evropiane në të cilën marrin pjesë fituesit e garave kombëtare.
Në Republikën e Maqedonisë së Veriut gara kombëtare do të mbahet gjatë Javës Globale të Parave (nga 20 deri më 26 mars të vitit 2023) në gjuhën maqedonase dhe gjuhën shqipe, në dy rrethe:
- rrethi i parë: garë online për përzgjedhjen e 3 ekipeve më të mira;
- rrethi i dytë: 3 ekipet më të mira garojnë me prezencë fizike për titullin kampion kombëtar.
Ekipi i dy nxënësve më të mirë do të përfaqësojë vendin tonë në finalen evropiane e cila do të mbahet më 16 Maj të vitit 2023 në Bruksel, Mbretëria e Belgjikës. Çdo ekip do të garojë në gjuhën e tij amtare.
Federata Evropiane Bankare do të ndajë shpërblim në para shkollave të cilat do të fitojnë vendin e parë, të dytë dhe të tretë.
Garat do të zhvillohen përmes aplikacionit të posaçëm elektronik për këtë qëllim „Kahut“ (Kahoot!), i cili është platformë edukative në bazë të lojës.
U bëhet thirrje të gjitha shkollave të interesuara fillore dhe të mesme që të paraqesin klasat e tyre për pjesëmarrje në garën kombëtare në Republikën e Maqedonisë së Veriut, jo më vonë se deri më 17 Shkurt të vitit 2023, në faqen e internetit të Asociacionit Bankar Maqedonas: www.mba.mk, ose në adresën elektronike: [email protected].
Gjatë kësaj, duhet të merren parasysh:
- Nxënësit garojnë në ekipe prej dy personave;
- Çdo shkollë fillore ose e mesme mund të paraqet më shumë klasa dhe secila klasë mund të paraqet më shumë ekipe;
- Nxënësit duhet të jenë të moshës 13 deri 15 vjeç, me datë të lindjes jo më vonë se deri 15.05.2007;
- Së bashku me të dhënat për klasat, duhet të dorëzohen të dhëna për arsimtarët/profesorët nën mentorimin e të cilëve do të zhvillohet përgatitja.
Materialet edukative të nevojshme për pjesëmarrësit nga Republika e Maqedonisë së Veriut për përgatitje për garën kombëtare dhe finalen evropiane, si dhe më shumë informata për Kuizin Evropian të Parave janë të disponueshme në faqen e internetit në vijim: www.mba.mk и www.ebf.eu.
Mbështetur nga:
Shkup, 23 janar 2023