Shkup, 22 mars 2020
Në intervistë për TVM-në, guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska qartësoi gjithçka që është mundësuar me ndryshimet rregullatore të cilat Këshilli i Bankës Popullore i miratoi të premten dhe u përgjigj në një sërë pyetjesh të parashtruara në ditët e kaluara.
· Bankat dhe shtëpitë e kursimeve do të jenë në gjendje të lehtësojnë barrën financiare të qytetarëve dhe kompanive të prekur nga kriza e koronës në disa mënyra :
- shtyerje gjegjësisht grejs period për shlyerjen e kredive ;
- zgjatje të shlyerjes së kredisë në një periudhë më të gjatë ;
- norma më e ulët e interesit ose
- miratim i një kredie më të favorshme për refinancimin e kredisë ekzistuese etj .
· Kjo vlen për të gjithë produktet e kredisë :
- konsumatore , banesore , kredi për makina etj .;
- kartat e kreditit ;
- mbitërheqja e lejuar ( minusi i miratuar );
- kreditë e kompanive .
· Mundësohet ndryshim në kohë i kushteve në mënyrë që kreditë mos bëhet me probleme. Deri në fund të shtatorit, çdo vonesë deri 150 ditë nuk do të konsiderohet si kredi me probleme.
· Bankat dhe shtëpitë e kursimeve marrin pjesë në proces dhe mbështesin ndryshimet rregullatore. Ata do të respektojnë kriteret e përcaktuara qartë në Vendimin mbi Metodologjinë për Menaxhimin me Rrezikun e Kredisë të miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore .
· Bankat dhe shtëpitë e kursimeve theksuan se janë të gatshme t’u përgjigjen kërkesave të huamarrësve të prekur. Ata janë të motivuara t’u ofrojnë huamarrësve të prekur mundësi të favorshme për ndryshim të kushteve ekzistuese të marrveshjeve për kredi . Dhe është në interesin e tyre të ndihmojnë kompanitë për të zbutur këtë goditje dhe të jenë në gjendje të mbijetojnë në plan afatgjatë dhe të kenë kapacitete për të shlyer edhe më tej detyrimet e tyre .
· Ndryshimet rregullatore me të cilat lehtësohet barra financiare e huamarrësve të prekur, për bankat dhe shtëpitë e kursimeve vlen deri në fund të shtatorit, mirëpo nëse është e nevojshme, kjo mund të zgjatet.
· Banka Popullore nuk ka kompetenca ligjore të vendosë moratorium për shlyerje të kredive . Por, në thelb, krahasuar me moratoriumin , ndryshimet e miratuaraa rregullatore ofrojnë një grup më të gjerë përfitimesh për qytetarët dhe kompanitë ( shtyerje , ndryshim i normës së interesit, etj.).
· Në pajtim me mundësitë ligjore, Banka Popullore ka dhënë maksimumin për të lehtësuar barrën financiare të huamarrësve.
· Ndryshimet rregullatore që kemi miratuar ofrojnë mundësi shumë më të favorshme për qytetarët dhe kompanitë .
· Zbatimi i mirë dhe efektiv i mundësive nga ndryshimet e miratuara rregullatore mund të sigurojë rezultate të rëndësishme për të lehtësuar barrën financiare për qytetarët dhe kompanitë e prekura.
· Banka Popullore , Ministria e Financave dhe Asociacioni Bankar Maqedonas po punojnë për një rregull me të cilën do të përcaktohet një mënyrë më e thjeshët për komunikim dhe rregullim të marrdhënieve të kontraktuara ndërmjet huamarrësve dhe bankave dhe shtëpive të kursimieve . Kërkohet mënyra më efikase, dhe e njejta do t’u komunikohet qytetarëve.
Guvernatorja rikujtoi :
· Kursimet janë të sigurta !
· Denari mbetet i qëndrueshëm !
Ne vazhdimisht ndjekim zhvillimin e ngjarjeve dhe rreziqet e mundshme nga mjedisi, si dhe efektet e tyre mbi ekonominë vendase dhe jemi të gatshëm të përshtasim politikat në mënyrën e duhur dhe të reagojmë në kohë dhe në mënyrën e duhur në pajtim me kompetencat tona .
VIDEO
E RËNDËSISHME : Video materialin e intervistës mund ta gjeni në faqet e Bankës Popullore në rrjetet shoqërore.