Shkup, 22 dhjetor 2022
“Sektori financiar i shëndoshë dhe i zhvilluar është i rëndësishëm për nxitjen e rritjes ekonomike. Sistemi financiar është mjaft i madh, i diversifikuar, i rregulluar mirë dhe i kuptuar, mund të kontribuojë në standard më të mirë të jetës dhe përmirësimin e përfshirjes shoqërore, duke e ulur me atë varfërinë.” Këtë e theksoi guvarnatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska në panel diskutimin “Varfëria, rritja ekonomike dhe sektori financiar” e cila u mbajt në kuadër të Konferencës vjetore të Kombeve të Bashkuara, me titull “Shikim prej së largu“.
“Në vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë edhe vendin tonë, sistemi financiar është centro-bankar, me çka bankat kanë rol kyç në financimin e ekonomisë reale me një ritëm të qëndrueshëm në vitet e kaluara me kriza. Aktiviteti kreditor i ruajtur edhe në kushte të krizës në masë të madhe vjen nga leksionet e mësuara nga kriza financiare globale në korniza botërore dhe rregullativa e forcuar në pajtim me ndryshimet e standardeve ndërkombëtare dhe europiane, me ndihmën e së cilave bankat i përballuan sfidat me bilance të forcuara dhe aftësi më të mirë të ballafaqimit me rreziqet“, theksoi guvernatorja Angellovska-Bezhoska.
Duke folur për mbështetjen e mëtejshme të rritjes dhe qasjes më të shpejtë drejt të ardhurave të Bashkimit Europian, guvernatorja shtoi se është e rëndësishme të vazhdojë tendenca e rritjes së sistemit financiar, përfshirë edhe sistemin bankar. Gjithashtu theksoi se: “Është jashtëzakonisht e rëndësishme që bankat të vazhdojnë me forcimin e rezistencës dhe stabilitetit të bilanceve, që së bashku me vëllimin e potencialit financiar, është parakusht për mbështetje kreditore të përshtatshme për ekonominë. Është i rëndësishëm edhe zhvillimi i tregjeve të kapitalit të cilat në tërë rajonin nuk janë të zhvilluar mjaftueshëm dhe mund të jenë burim i rëndësishëm i financimit veçanarisht për ndërmarjet e vogla dhe të mesme të cilat zakonisht kanë qasje më të vështirë të financimit nga sektori bankar.”
Angellovska-Bezhoska theksoi se edhe pse sektori financiar i shëndoshë dhe i zhvilluar nuk mund të jenë zëvendësim i reformave strukturore të cilat janë kyçe për rritjen afatgjate të ekonomisë, megjithatë mund të jep mbështetje të rëndësishme për ekonominë, veçanarisht në periudha të tilla të krizës të cilat i theksojnë dobësitë strukturore të ekonomisë dhe nevojës për transformim digjital dhe energjetik.
Në periudhën e kaluar vërehet mbështetje më e madhe e sistemit bankar në projekte të transformimit energjetik të ekonomive, me çka në ekonominë e vendit kreditimi i gjelbër është rritur për 80% në tre vitet e fundit. Për rritje më të fortë ekonomike është i rëndësishëm edhe fintek sektori, i cili është ende i vogël, por në rritje në vendet e Ballkanit Perëndimor. Fintek sektori ka potencial ta forcojë përfshirjen financiare dhe ta përmirësojë sektorin financiar, që është e rëndësishme ngritja e mëtejshme e njohurisë financiare dhe digjitale.
Në panel diskutimin, përveç guvernatores së Bankës Popullore, morën pjesë edhe ministri i financave Fatmir Besimi, ministrja e punës dhe politikës sociale, Jovanka Trençevska, lider i programit të Bankës Botërore për Ballkanin Perëndimor, Riçard Rekord dhe përfaqësuesja e UNICEF-it, Patricija di Xhovani.