Përmes këmbimit të letrave për bashkëpunim ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe drejtorit të Drejtorisë së Përgjithshme për Çështje Ekonomike dhe Financiare të Komisionit Evropian, Marko Buti u nënshkrua Marrëveshje për bashkëpunim në procesin e mbrojtjes së monedhave euro nga falsifikimi. Në pajtim me dispozitat e marrëveshjes, bashkëpunimi do të zhvillohet përmes këmbimit të informacioneve teknike, statistike dhe administrative lidhur me monedhat euro të falsifikuara që janë zbuluar në territorin e vendit tonë.
Marrëveshja, ndër të tjera, parashikon parashtrimin e raporteve të veçanta dhe tremujore me të dhëna statistikore për paraqitjen e monedhave euro të falsifikuara nga Banka Popullore drejt Komisionit Evropian. Është me rëndësi të veçantë që në pajtim me dispozitat e Marrëveshjes, Komisioni Evropian do të sigurojë ndihmë teknike dhe administrative për Bankën Popullore dhe do të zhvillojë trajnime për zbulimin e monedhave euro të falsifikuara për ekspertët e vendit tonë.
Në periudhën e kaluar, Banka Popullore, në mënyrë të pavarur dhe në bashkëpunim me Ministrinë e Punëve të Brendshme ka zhvilluar një sërë aktivitetesh për forcimin e kapaciteteve të sistemit për luftë kundër falsifikimit të parave, me theks i veçantë në parandalimin e falsifikimit të eurove. Nënshkrimi i kësaj Marrëveshjeje riafirmon angazhimin e Bankës Popullore për të forcuar bashkëpunimin me institucionet evropiane në këtë sferë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}