Shkup, 22 shtator 2023
Klubi i studiuesve të Bankës Popullore mbajti sesionin e 48-të. Në seancën, e cila këtë herë u mbajt virtualisht, pjesëmarrësit kishin mundësinë të ndjekin prezantimin e punimit të vlerësuar me Çmimin e Vitit për Hulumtuesit e Rinj të Bankës Popullore, me titull “Kthimi i aksioneve, rreziku dhe karakteristikat e ndërmarrjeve e tregjeve në zhvillim: dëshmi empirike nga Bursa e Maqedonisë” nga Aleksandra Daneva.
Sesionin e hapi viceguvernatorja e Bankës Popullore, Ana Mitreska. Ajo theksoi se Banka Popullore përmes një numri të madh aktivitetesh dhe nismash, mbështet dhe nxit punën hulumtuese e krijuese në fushën e ekonomisë dhe financës. Një nga ato mjete është edhe Çmimi i vitit për Hulumtuesit e Rinj, i cili këtë vit iu nda Aleksandra Danevës, autore e punimit që u prezantua në sesionin e 48-të të Klubit të Hulumtuesve. Punimi veçohet për konsistencën e tezave dhe hulumton fushën e rëndësishme që i referohet ekzaminimit të karakteristikave të firmave që ndikojnë në kthimet e aksioneve të tregtuara dhe modelimit të indeksit të luhatshmërisë për Bursën e Maqedonisë.
Autorja Daneva theksoi se ky punim hulumton se cilat karakteristika të kompanive ndikojnë në kthimin e aksioneve dhe e pasqyrojnë indeksin e luhatshmërisë së Bursës së Maqedonisë, i cili është në rritje. Përveç kësaj, kthimet e indeksit dhe karakteristikat e firmave krahasohen me një vend të zhvilluar siç është Sllovenia, për të parë nëse tregjet në vendet në zhvillim ndryshojnë ndjeshëm nga ato tashmë të zhvilluara. Analiza e këtij punimi është e ndarë në tri pjesë dhe bazohet në të dhënat e periudhës nga viti 2017 deri në 2021. Punimi gjendet në linkun e mëposhtëm.
Pas përfundimit të prezantimit, u hap diskutim mes pjesëmarrësve të sesionit.
Klubi i Hulumtuesëve është platformë e hapur për prezantimin dhe shqyrtimin e punimeve shkencoro-hulumtuese, veçanarisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Në sesione marrin pjesë analistë dhe hulumtues të institucioneve shkencoro-arsimore dhe financiare, studentë dhe pjesmarrës ose dëgjues tjerë të interesuar. Anëtarsimi në Klub është me karakter të hapur dhe mund të bëhet nëpërmjet kërkesës për anëtarsim në adresë e mëposhtme elektronike: [email protected]. Anëtarët e Klubit marrin njoftime të rregullta për sesionet dhe aktivitetet e Klubit të Hulumtuesëve.
Sesionet e Klubit mbahen katër herë në vit. Banka Popullore shpall thirrje deri te hulumtuesit për dorëzim të punimit, i cili mund të jetë edhe në version punues. Punimet hartohen në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve bashkëkohore, me analizë solide empirike dhe përfundime të sistematizuara nga hulumtimi. Sesioni i ardhshëm do të mbahet në dhjetor të këtij viti.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}