Uashington, 22 prill 2022
Banka Popullore përmes politikave të saja jep përgjigje të përshtatshme sfidave aktuale ekonomike, të shkaktuara nga pandemia dhe konflikti luftarak në Ukrainë. Si pasojë e këtyre ngjarjeve ekziston edhe një rritje e mprehtë globale e çmimeve të energjisë dhe ushqimit, që ndikon në çmimet e vendit dhe pritjet e inflacionit. Për këto arsye, Banka Popullore reagon në mënyrë të përshtatshme me rritje të vogël të normës së interesit, me qëllim të stabilizimit të pritjeve të inflacionit në ekonominë vendase. Gjatë gjithë kësaj periudhe është ruajtur stabiliteti i kursit të këmbimit të monedhës vendase, e cila me dekada është spirancë e stabilietit të ekonomisë së vendit tonë. Në këtë mënyrë, banka qëndrore kontribuon në ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, në kushte të tronditjeve të jashtme të njëpasnjëshme.
Këto pika u theksuan gjatë takimeve të djeshme të delegacionit i udhëhequr nga guvernatorja e Bankës Popullore Anita Angellovska-Bezhoska dhe ministrit të financave Fatmir Besimi me përfaqësues të lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN). Ato u zhvilluan në kuadër të Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore që mbahen në Uashington. Delegacioni realizoi takime të ndara me drejtorin e FMN-së për Europë, Alfred Kamer, drejtorin ekzekutiv të FMN-së, Poll Hilbers dhe drejtorin alternativ ekzekutiv, Lluk Drese, si dhe me kreun e misionit të FMN-së, Bergljot Barkbu.
Konfirmimi i politikave të mira, erdhi nëpërmjet rekomandimit të FMN-së, që vendi ynë të ketë çasje në mjetet financiare të Linjës kreditore për likuidim dhe kujdes (Precautionary and Liquidity Line – PLL). Kjo është e dukshme nga vetë natyra e instrumentit financiar, i cili vihet në dispozicion vetëm për vendet me baza të shëndosha ekonomike dhe që praktikojnë – pritet të praktikojnë, politika ekonomike të shëndosha, të cilat janë kryesisht pikëpamjet e FMN-së mbi kushtet tona makroekonomike dhe mënyrën e zbatimit të politikës monetare. Gjatë procesit të përmirësimit të këtij instrumenti, veç faktit që vendi duhet të ketë vlerësime pozitive gjatë misionit të fundit të Fondit, gjithashtu, më tej bëhet vlerësimit i stabilitetit të pozicionit të jashtëm, politikës monetare, politikës fiskale, stabilitetit dhe mbikëqyrjes së sektorit financiar, si dhe përshtatshmëria e të dhënave statistikore. Nëse vendi ka dobësi të konsiderueshme në ndonjërën nga këto kategori, atëherë ai nuk mund të ketë çasje në këtë instrument.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}