Shkup, 21 dhjetor 2024
Në Bankën Popullore u mbajt sesioni i 53-të i Klubit të Hulumtuesve, ku u prezantuan punimet shkencore “Analiza ekonomike hierarkike e tregtisë ndërkombëtare me shërbime” nga autorët Filip Naskovski, Martin Bojkovski, Dimitar Peshevski dhe Dimitar Trajanov dhe si punimi “Vlerësimi i efikasitetit të shpenzimeve publike në vendet e Europës Juglindore – Teknika DEA për analizën e të dhënave” nga autorët Vesna Garvanlieva Andonova dhe Borçe Trenovski.
Sesionin e hapi drejtoresha e Drejtorisë për politikë monetare dhe hulumtim, Biljana Davidovska-Stojanova, e cila theksoi se përfitimet nga punimi i autorëve Filip Naskovski, Martin Bojkovski, Dimitar Peshevski dhe Dimitar Trajanov janë të konsiderueshme, për shkak të faktit që ky punim thekson rolin e tregtisë së shërbimeve si një faktor i rëndësishëm për rritjen ekonomike dhe transformimin strukturor, mbi të gjitha për ekonomitë më të vogla, proces që forcohet nga zhvillimi i digjitalizimit dhe teknologjisë së IT-së. Punimi i autorëve Vesna Garvanlieva Andonova dhe Borçe Trenovski është domethënës duke pasur parasysh se përmirësimi i efikasitetit të sektorit publik mund të përmirësojë hapësirën fiskale dhe të ketë ndikime pozitive në rritjen ekonomike në vendet e Europës Juglindore.
Në punimin “Analiza ekonomike hierarkike e tregtisë ndërkombëtare me shërbime”, autorët hulumtojnë dinamikën e tregtisë globale të shërbimeve, duke përfshirë 137 vende për të zbuluar lidhjen, flukset e tregtisë në shërbime, si dhe avantazhet konkurruese të vendeve të veçanta, duke përfshirë ekonominë tonë, brenda ekosistemeve tregtare globale dhe rajonale. Sipas analizës, ndërtimi, shërbimet tjera të transportit dhe shërbimet kompjuterike janë sektorët ku ekonomia e Maqedonisëë ka përparësi konkurruese. Në të njëjtën kohë, shërbimet kompjuterike dhe IT tregojnë rritje të fortë, veçanërisht në periudhën 2012-2022 dhe janë një nga sektorët më premtues që duhet të përdoret për rritje më të fortë ekonomike, ndërsa mundësitë për bashkëpunim rajonal dhe menaxhimi i mirë i politikave kontribuojnë në avancimi dhe fuqizimi e sektorëve të tjerë më pak konkurrues në ekonomi.
Punimi “Vlerësimi i efikasitetit të shpenzimeve publike në vendet e Europës Juglindore – Teknika DEA për analizën e të dhënave” nga autorët Vesna Garvanlieva Andonova dhe Borçe Trenovski hulumton arritjet e shpenzimeve publike në vendet e Europës Juglindore (EJL) për periudhën 2010 - 2021, nëpërmjet analizës joparametrike, pra vlerësimit të kufirit të efikasitetit. Autorët përdorin gjithashtu këtë teknikë për të vlerësuar efikasitetin e shpenzimeve në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë. Konkluzioni i autorëve është se arritjet e vendeve ndryshojnë për sa i përket efikasitetit të shpenzimeve të tyre publike dhe se për vendet e rajonit ka vend për të përmirësuar efiçencën në të tre sektorët.
Pas prezantimit u zhvillua një diskutim ndërmjet pjesëmarrësve dhe prezantuesve, i nxitur nga prezantimi i punimeve dhe konkluzioneve të paraqitura. Me mbajtjen e sesionit të 53-të, u përfunduan me sukses aktivitetet e Klubit të planifikuara për vitin kalendarik 2024. Seanca e radhës është planifikuar për në mars të vitit të ardhshëm.