Shkup, 21 dhjetor 2023
Lehtësimi i politikës monetare në periudhën e ardhshme do të varet nga tre faktorë - lëvizja e inflacionit, tregu valutor, si dhe politika e Bankës Qendrore Europiane, duke marrë parasysh kursin e këmbimit fiks të denarit në kundërvlerë me euron. Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në intervistë për Dnevnikun e MTV-së, thekson se trendet e inflacionit dhe të tregut valutor janë të favorshme, me rritjen e rezervave valutore deri në nivelin prej 3,9 miliardë euro, por inflacioni është ende në nivel më të lartë se mesatarja historike, si dhe ende ka rreziqe nga mjedisi i jashtëm dhe i brendshëm, që sugjeron kujdes në pozicionimin e politikës monetare.
Guvernatorja thekson se aktualisht nuk vihet re tendenca më masive e lehtësimit të politikës monetare tek bankat qendrore, megjithëse ekziston në disa ekonomi. “Bankat qendrore të ekonomive më të zhvilluara, të cilat ndikojnë më së shumti në tregjet financiare ndërkombëtare, tani për tani mbajnë të njëjtën strukturë monetare, por është e rëndësishme të theksohet dhe se nuk vazhduan me rritje të mëtejshme të normave bazë të interest”, thotë Angellovska-Bezhoska dhe shton se BQE-ja në raportin e fundit thekson se pret të mbajë të njëjtat norma të interesit më gjatë, për shkak të stabilizimit afatgjatë të pritjeve inflacioniste dhe inflacionit. “Por, nga ana tjetër nëse shikojmë pritshmëritë e tregjeve financiare, ato tashmë përfshijnë ulje të caktuar të normave të interesit”, thekson guvernatorja.
Duke iu referuar gjendjes së tregjeve të brendshme, ajo theksoi se tendenca globale e rritjes së normave të interesit në shtojcë të uljes së inflacionit ka ekzistuar edhe në vendin tonë, si rezultat i shtrëngimit të politikës monetare. “Megjithatë, nëse e krahasojmë rritjen e normave të interesit në vendin tonë me rritjen e normave të interesit të BE-së, tek ne ajo rritje ishte më e vogël. Për rrjedhojë, nëse mesatarisht në historinë, ngarkimi me borxh e popullsisë në vendin tonë ishte më e shtrenjtë për 2 deri në 3 p.p. krahasuar me BE-në, normat e interesit tani janë pothuajse të barabarta. Si do të jetë struktura financiare në të ardhmen dhe çmimi i ngarkimit me borxh, si deri më tani, do të varet nga një numër i madh faktorësh, nga gjendja e sistemit bankar, likuiditeti, konkurrenca në sistemin bankar, perceptimi i rreziqeve, të ardhurat e disponueshme të popullsisë, por edhe për strukturën e ardhshme të politikës monetare”, përfundon guvernatorja Angellovska-Bezhoska.