Mbështetje për profesionalitetin e Bankës Popullore dhe rezultatet e arritura në trajtimin e krizës
Shkup, 21 dhjetor 2020
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska pati një takim me ambasadorin francez Siril Bomgartner, i cili kohëve të fundit mori detyrën në vendin tonë. Në takim mori pjesë edhe këshilltarja ekonomike rajonale, Florans Dobel. Bashkëbiseduesit diskutuan për situatën aktuale makroekonomike dhe sfidat që i imponoi Kovid kriza. Ambasadori francez, duke theksuar rolin e bankave qendrore në të gjithë ekonomitë, veçanërisht në kohë krize, theksoi mbështetjen për aktivitetet dhe masat e ndërmarra nga ana e bankës tonë qendrore në trajtimin e pasojave të krizës, si dhe qasjen shumë profesionale ndaj sfidave të kohës së re gjatë arritjes me sukses të qëllimeve të përcaktuara.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska i shpjegoi zhvillimet e fundit makroekonomike, parashikimet e fundit makroekonomike, si dhe situatën në sistemin bankar. Duke bërë këtë, ajo veçanërisht iu referua masave dhe efekteve të tyre, relaksimit të politikës monetare, performancave të sistemit bankar, si dhe specifikave të kësaj krize krahasuar me periudhat tjera të krizës, të cilat imponuan nevojën për një komunikim të zgjeruar me publikun. Theks i veçantë u vendos mbi bashkëpunimin me institucionet financiare ndërkombëtare, si dhe me institucionet evropiane, përfshirë edhe Bankën Qendrore Evropiane, jo vetëm sa i përket mbështetjes në trajtimin e Kovid krizës, por edhe në drejtim të zbatimit të projekteve aktuale reformuese.
Guvernatorja Angelovska-Bezhoska dhe ambasadori francez Bomgartner shprehën përkushtimin për të vazhduar dhe thelluar bashkëpunimin në të ardhmen.

{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}