Dje u zhvillua një takim ndërmjet guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ambasadorit të ri të Mbretërisë së Holandës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Dirk Jan Kop, mandati i së cilit filloi disa kohë më parë.
Takimi vuri në dukje bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndërmjet Ambasadës Holandeze dhe Bankës Popullore. Në kuadër të kompetencave, Ambasada Holandeze tanimë një periudhë më të gjatë përkrah institucionin tonë në implementimin e një pjese të aktiviteteve në rrugën drejt Sistemit Evropian të Bankave Qendrore. Guvernatorja shprehu kënaqësinë që Ambasada dhe personeli i saj aktivisht monitorojnë punën e Bankës Popullore, veçanërisht parashikimet makroekonomike, perceptimet për zhvillimet në ekonomi dhe vlerësimet për stabilitetin e sistemit bankar dhe financiar në përgjithësi.

Gjatë bisedës, guvernatorja shprehu falënderimin se pikërisht Banka e Holandës është një nga mbështetësit më të fortë në ballafaqimin me sfidat për avancim të vazhdueshëm të veprimtarisë së bankingut qendror në vendin tonë dhe partneri ynë në implementimin e një numri të madh projektesh për forcimin e kapacitetit institucional, me qëllim realizimin e qëllimeve strategjike të Bankës Popullore.
Ambasadori Kop, ndër të tjera, theksoi se është i kënaqur nga bashkëpunimi i deritanishëm me Bankën Popullore dhe suksesin nga projektet e realizuara. Ai nënvizoi se Mbretëria e Holandës edhe në të ardhmen do të vazhdojë të jetë një mik besnik dhe mbështetës i vendit dhe institucioneve tona.
Të dy bashkëbiseduesit shprehën besimin se bashkëpunimi i shkëlqyeshëm do të intensifikohet edhe më shumë në periudhën e ardhshme.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}