Shkup, 21 nëntor 2024
Javën e ardhshme, nga data 26 deri më 28 nëntor, do të mbahet edicioni i tetë i Ditëve të edukimit financiar, që organizohet nga institucionet rregullatore financiare në bashkëpunim me sektorin financiar privat dhe sektorin e shoqërisë civile. Në veçanti, organizatorë janë Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për mbikëqyrjen e finansimit kapital të sigurimit pensional- MAPAS dhe Agjencia e Mbikëqyrjes së Sigurimeve.
Ditët e edukimit financiar do të organizohen kryesisht si leksione edukative. Të gjitha institucionet që marrin pjesë në edicionin e sivjetshëm, përmes faqeve të tyre në internet dhe faqeve të rrjeteve sociale, do të informojnë qytetarët për aktivitetet dhe ngjarjet që janë planifikuar, duke informuar për mënyrën e regjistrimit të çdo qytetari të interesuar.
Institucionet financiare rregullatore ftojnë qytetarët që të ndjekin informacionet për aktivitetet e planifikuara dhe të marrin pjesë aktive në edicionin e sivjetshëm të Ditëve të edukimit financiar. Qëllimi i këtij aksioni është të forcojë edukimin financiar, të nxisë përfshirjen financiare dhe të rrisë ndërgjegjësimin dhe mbrojtjen e konsumatorëve të shërbimeve financiare.
Në veçanti, Banka Popullore organizon një Thirrje publike për të marrë pjesë në disa aktivitete edukative. Banka Popullore në ditën e parë do të hapë dyert për të gjithë të interesuarit të cilët do të mund të informohen për të drejtat e konsumatorëve të shërbimeve financiare. Në ditën e dytë do të organizohen tre leksione online me tre tema: “Në botën e financave - Edukimi financiar për nxënësit e shkollave të mesme", "Elementet mbrojtëse të parave të Maqedonisë" dhe "Llogaria pagesore me funksionet bazë". Gjatë ditës së tretë, në ambientet e Bankës Popullore do të organizohet një orë studentore për studentët e fakulteteve të vendit me tre temat: “Politika monetare e Bankës Popullore”, “Roli dhe rëndësia e të dhënave statistikore të Bankës Popullore” nga ana e përfaqësuesve të Bankës Popullore dhe "Të rinjtë dhe edukimi financiar" në bashkëpunim me Shoqatën Alpbah.
Gjatë vitit, institucionet financiare rregullatore kanë realizuar një pjesë të madhe të aktiviteteve të planifikuara në fushën e edukimit financiar dhe përfshirjes financiare. Për periudhën e ardhshme pritet fuqizim i mëtejshëm i aktiviteteve të tilla, duke pasur parasysh zbatimin e Strategjisë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}