Shkup, 21 nëntor 2021
Përfshirja financiare digjitale është një nga sfidat e reja globale. Koha e re dhe digjitalizimi sjellin mundësi të reja për përfshirje më të madhe financiare, si dhe sfida të reja për nivelet më të larta të edukimit financiar. Në një kohë kur është e nevojshme të përmirësojmë më tej përfshirjen financiare dhe njohuritë financiare të popullsisë në vendin tonë, këtë vit, së bashku me rregullatorë të tjerë financiarë, miratuam Strategjinë e parë kombëtare për edukim financiar dhe përfshirje financiare, e cila ofron një sërë aktivitetet dhe qasje të koordinuar. Këtë e theksoi zëvendësguvernatorja Ana Mitreska në prezantimin e saj në punëtorinë e organizuar nga Fondacioni Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar “Sparkasse”, në të cilën u shënua fillimi I aktiviteteve të këtij fondacioni në vendin tonë në fushën e përfshirjes financiare.
“Nevojitet njohja e mundësive të reja, ndërgjegjësimi për rreziqet digjitale (rreziqet e mashtrimit elektronik dhe të sigurisë kibernetike, borxhi i tepërt), njohja e të drejtave të konsumatorëve dhe procedurat e kompensimit. Përfshirja financiare digjitale po bëhet një nga prioritetet kryesore në suaza globale. Për shembull, Partneriteti Global për Përfshirje Financiare i G20-ës, në fund të vitit 2020, e vendosi përfshirjen financiare digjitale si një nga prioritetet kryesore në veprimtarite për përfshirje financiare”, tha zëvendësguvernatorja Mitreska.
Ajo theksoi se ne u përgjigjemi sfidave dhe nevojave të reja në mënyrë strategjike, me një qasje të koordinuar, përmes zhvillimit dhe prezantimit të Strategjisë së parë Kombëtare për Edukimin Financiar dhe Përfshirjen Financiare. Strategjia përmban një sërë aktivitetesh që do të zbatohen nga organet rregullatore, si dhe nga sektori privat dhe pritet një kontribut edhe nga sektori civil. Shtyllat kryesore në fushën e përfshirjes financiare janë mbrojtja e konsumatorit, qasja në financa për grupe të caktuara dhe inovacioni financiar. Nga aspekti i edukimit financiar, synojmë ndërtimin e njohurive bazë të grupeve të caktuara, përpjekjet e koordinuara për edukim, përgatitjen e materialeve edukative dhe inkorporimin e praktikave të mira.
Prezantimi: Strategjia për edukimin financiar dhe përfshirjen financiare
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}