Banka Popullore arriti rezultate të konsiderueshme në avancimin e operacioneve të saj me mbështetjen e Fondit Monetar Ndërkombëtare (FMN). Duke zbatuar një sërë projektesh të mbështetura nga FMN, ajo arriti të sjellë politikën monetare të vendit në një nivel lartë të vlerësuar nga ana e institucioneve ndërkombëtare. Shihet qartë se bashkëpunimi ndërmjet Bankës Popullore dhe FMN-së është i suksesshëm. Këto janë një pjesë e mesazheve nga takimi i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministres së Financave, Nina Apostolovska me zëvendësdrejtorin e FMN-së, Tao Zhang, që u mbajt në Shkup. Në takim mori pjesë edhe zyrtarja e lartë rezidente e FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Shtefani Eble.

Në takim, theksi u vendos mbi Konkluzionin e ekipit të FMN-së, i cili kohëve të fundit qëndroi në vendin tonë për rishikimin e rregullt vjetor të ekonomisë maqedonase. Siç u theksua, vlerësimet se politika monetare është e përshtatshme dhe se sistemi bankar është i shëndoshë, mirë i kapitalizuar dhe likuid janë edhe një vërtetim konkret i arritjes së suksesshme të qëllimeve të Bankës Popullore. Me ç’rast edhe një herë u theksua se Banka Popullore përdori në mënyrë të përshtatshme kushtet e favorshme për rritje të rezervave valutore. Gjatë komentimit të situatës së sistemit bankar, veçmas u theksua se aktivitetet aktuale për konsolidimin e tij do të kontribuojnë për konsolidim të mëtejshëm dhe përmirësim të efikasitetit të tij.
Vëmendje gjithashtu iu kushtua edhe nevojës për forcim të mëtejshëm të kornizës për stabilitet financiar, e cila sipas opinionit të FMN-së vazhdon të jetë një prioritet. Me ç’rast u nda vlerësimi se është shumë e rëndësishme dhe pozitive që aktivitetet për forcimin e kornizës mbikëqyrëse dhe rregulluese të vazhdojnë të zhvillohen dhe se përgatitet edhe një rregullore me të cilën do të forcohet mandati makro-prudencial i Bankës Popullore dhe do të mundësohet identifikim më i mirë i rreziqeve sistemike në sistemin bankar.
Në pjesën e dytë të takimit, fokusi u vendos mbi avancimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave me FMN-në. Zhang, Eble dhe Angelovska-Bezhoska biseduan edhe për mbështetjen e mundshme të FMN-së për avancim të mëtejshëm të operacioneve të Bankës Popullore, përmes bashkëpunimit teknik dhe të duhur në disa sfera të veprimtarisë së bankingut qendror, për të cilat bisedimet tanimë janë zhvilluar në Takimet Vjetore të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore në Uashington.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}