Shkup, 21 shtator 2022
Me rimëkëmbjen postpandemike të ekonomisë, e cila kontribuoi në stabilizimin e tregut të punës dhe rritjen e të ardhurave të disponueshme, rreziqet në sektorin e “amvisërive” u mbajtën të brenda kufijve, me rënie të lehtë gjatë vitit 2021. Njëkohësisht, aktivet financiare të amvisërive maqedonase shënuan rritje nominale vitin e kaluar, më e larta në dhjetë vitet e fundit. Totali i aktiveve financiare të amvisërive, i cili përveç depozitave në banka përfshin edhe forma të tjera të kursimeve dhe investimeve financiare të amvisërive (si investimet në letra me vlerë vendase dhe të huaja, mjetet në fondet pensionale, investimet në fondet e investimeve dhe sigurimeve jetësore, paratë e gatshme në qarkullim dhe të ngjajshme), deri në fund të vitit 2021 është 498 miliardë denarë dhe në bazë vjetore është rritur për rreth 43 miliardë denarë ose për 9,3%. Njëkohësisht, edhe gjatë vitit 2021, amvisëritë anojnë drejt investimeve më pak të rrezikshme, kryesisht në depozita në banka dhe në fondet private pensionale. Ky përfundim është nxjerrë nga Raporti i Stabilitetit Financiar i vitit 2021, i cili së fundmi është shqyrtuar dhe miratuar nga Këshilli i Bankës Popullore.
Pjesëmarrja e totalit të aktiveve financiare të amvisërive në PBB-së në vitin 2021 është 68,8% dhe është pak më shumë se dyfishi i borxhit total të tyre. Borxhi i amvisërive u rrit me 8,9% gjatë 2021, krahasuar me 7,9% në 2020, që është ende më pak se rritja nominale e PBB-së. Me këtë, norma e detyruar e amvisërive mbeti në nivel relativisht stabil prej rreth 30% të PBB-së, që ende nuk është nivel i lartë i detyrimit. Treguesit e aftësisë paguese dhe pozicionit të likuiditetit të amvisërive tregojnë për cenueshmëri sistematike relativisht të kufizuar në këtë sektor. Megjithatë, amvisëritë mund të jenë të ndjeshme ndaj rreziqeve të mjedisit, të cilat për shkak të luftës në Ukrainë janë theksuar gjatë kësaj periudhe.
Më shumë informacione mbi zhvillimet në sektorin e "amvisërive" mund të gjeni në Rаportin e ri mbi stabilitetin financiar të Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}