Shkup, 21 mars 2022
Trupi Koordinues i Rregullatorëve Financiar për Edukimin Financiar dhe Përfshirje Financiare, në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe civil, aktivë në fushën e edukimit financiar, shënon Javën Globale të Parasë, 10 vite radhazi nga data 21 deri më 27 mars 2022.
Tema e këtij viti është " Ndërtoni të ardhmen tuaj, tregohuni të zgjuar me paratë" (Build your future, be smart about money) tregon rëndësinë e të menduarit për të ardhmen tuaj kur merrni vendime të rëndësishme financiare. Kjo temë jo vetëm që inkurajon të rinjtë të mendojnë për të ardhmen, por gjithashtu inkurajon organizatat pjesëmarrëse në Javën Globale të Parasë të planifikojnë aktivitetet e tyre për vitin 2022, duke ofruar fleksibilitet në adresimin e çështjeve të qëndrueshmërisë financiare dhe digjitalizimin e shërbimeve financiare.
Aktivitetet gjatë javës globale të parasë edhe këtë vit, për shkak të pandemisë me Covid-19, do të zhvillohen kryesisht përmes ligjëratave virtuale dhe postimeve të materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve dhe rrjeteve sociale. Ligjëratat do të jenë të destinuara për nxënës të shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë, me tema nga fushat që mbulojnë institucionet individuale, lidhur me funksionimin e sistemit financiar.
Banka Popullore do të organizojë një karvan edukativ për nxënësit e shkollave fillore nga zonat rurale, një ligjëratë virtuale dhe një kuiz edukativ për nxënësit e shkollës së mesme ekonomike dhe do të publikojë Infografikë edukative. Gjatë Javës Globale të Parasë do të mbahet gara kombëtare e Kuizit Evropian të Parasë për vitin 2022, në organizimin e së cilës përfshihet edhe Banka Popullore.
Globalisht, Java Globale e Parasë festohet që nga viti 2012, me një pushim të vetëm në vitin 2020 për shkak të pandemisë, dhe që nga viti 2021 organizohet nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 176 vende të botës dhe mbulon 53 milionë fëmijë dhe të rinj, ndërgjegjëson të rinjtë për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paranë, kursimet, punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë rreth sistemeve ekonomike dhe financiare përmes një sërë aktivitetesh të kryera nga institucionet financiare dhe arsimore.
Më shumë informacion rreth lidhjes së Javës Globale të Parasë: https://globalmoneyweek.org/