Shkup, 20 mars 2020
Këshilli i Bankës Popullore mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme elektronike në të cilën miratoi ndryshime rregullatore që synojnë lehtësimin e përkohshëm të barrës financiare të qytetarëve dhe kompanive që janë përdorues të kredive të cilët tashmë përballen ose në periudhën e ardshme do të përballen me vështirësi reale në shlyerjen e detyrimeve të tyre ndaj bankave dhe shtëpive të kursimeve, të shkatktuara nga gjendja e koronavirusit.
Ndryshimet e miratuara rregullatore u japin bankave dhe shtëpive të kursimit hapësirë rregullatore shtesë për të ofruar kushte më të favorshme për kreditë ekzistuese të huamarrësve – personave fizikë ose jurdikë, të cilët para 29 shkurtit të vitit 2020 nuk kanë pasur probleme me shlyerjet, gjegjësisht kreditë e tyre nuk janë klasifikuar si kredi me probleme, ndërsa në periudhën e ardhshme mund të përballen me vështirësi reale për shlyerjen e detyrimeve të tyre.
Më konkretisht, ndryshimet nënkuptojnë një fleksibilitet më të madh për bankat dhe shtëpitë e kursimeve gjatë ndryshimit të kushteve të marrëveshjes për kredi për shlyerje të kredive në drejtim më të favorshëm për klientët, varësisht nga vlerësimi dhe aftësia financiare e çdo huamarrësi individual. Kushtet më të favorshme mund të përfëshijnë shtyrjen e përkohshme të detyrimit për shylerje (grejs period), zgjatje të maturitetit, normë më të ulët të interesit, miratimin e një kredie më të favorshme për shylerjen e kredisë ekzistuese etj., duke zvogëluar kështu barrën aktuale të qytetarëve dhe kompanive në trajtimin e presioneve negative nga pandemia.
Ndryshimet e kushteve të marrëveshjes së kredisë të kreyera deri më 30 shtator të vitit 2020, në pajtim me ndryshimet e miratuara rregullatore nuk do të llogariten për ristrukturim të ekspozimit të kredisë. Me ç’rast, qytetarëve dhe kompanive që nuk kanë pasur probleme me shlyerjen e kredive deri në fillim të marsit u mundësohet edhe qasje e pandërprerë në mbështetjen kreditore.
Në të njëjtën kohë, ndryshimet rregullatore mundësojnë edhe lehtësim të kushtit për klasifikimin e kredive të caktuara si kredi me probleme. Në vend të qasjes aktuale në pajtim me të cilën bankat dhe shtëpitë e kursimeve kanë detyrim që si kredi me probleme t’i klasifikojnë kreditë që janë me vonesë më të gjatë se 90 ditë, tani kriteri për kalim në detyrim me probleme zhvendoset në 150 ditë. Kështu, bankata dhe shtëpitë e kursimeve do të jenë në gjendje të zbatojnë këtë trajtim për ato huamarrës të cilët deri në fund të shkurtit të vitit 2020 nuk janë përballur me probleme për shlyerje. Ky lehtësim rregullator është gjithashtu i një natyre të përkohëshme dhe më së voni deri më 31 dhjetor të vitit 2020, bankat dhe shtëpitë e kursimeve janë të detyruara plotësisht të respektojnë kriteret ekzistuese për përcaktimin e kredive me probleme.
Momentalisht po përcaktohet edhe procedura e komunikimit të klientëve me bankat dhe shtëpitë e kursimeve lidhur me ndryshimin e kushteve të marrëveshjeve të kredive, për të mundësuar që ajo të zhvillohet në atë mënyrë për t’u përgjigjur në kohë ndaj të gjithë kërkesave të qytetarëve dhe kompanive që kanë nevojë për këtë, dhe duke vepruar kështu të mbrohet edhe shëndeti publik. Publiku do të njoftohet mënjëherë pasi të jetë përcaktuar procedura, në mënyrë që qytetarët dhe kompanitë që kanë nevojë për ndryshim të shërbimeve në marrëveshje, të mund të verpojnë në mënyrën e duhur.
Banka Popullore vazhdimisht ndjek zhvillimin e ngjarjeve dhe rreziqet e mundëshme nga mjedisi, si dhe efektet e tyre mbi ekonominë vendase dhe është e gatshme të përshtasë politikat në mënyrën e duhur dhe të reagojë në kohë në pajtim me kompetencat e saj.