Shkup, 20 dhjetor 2022
Banka Popullore e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Unioni i Matematikanëve të Maqedonisë nënshkruajtën Memorandumin për bashkëpunim në fushën e edukimit financiar, për nevojat e Olimpiadës Ekonomike të Maqedonisë, e cila organizohet për herë të parë. Olimpiada Ekonomike e Maqedonisë do të mbahet në maj të vitit 2023, pas së cilës nxënësit më të suksesshëm do të garojnë në finalen e Olimpiadës Ekonomike Ndërkombëtare, në fund të korrikut 2023.
Banka Popullore mbështet projekte për edukimin financiar të nxënësve dhe ndërmerr aktivitete të shumta për rritjen e edukimit financiar tek të rinjtë. Për këtë qëllim është edhe bashkëpunimi i realizuar me Unionin e Matematikanëve të Maqedonisë, qëllimi i të cilit është zbulimi, përkrahja dhe nxitja e shpirtit konkurrues të nxënësve me talent dhe njohuri të veçanta në fushën e ekonomisë, financave dhe biznesit. Banka Popullore do të ndajë njohuritë, aftësitë dhe informacionet për nxënësit dhe mentorët e tyre, për shkak të forcimit të edukimit financiar. Bashkëpunimi do të realizohet përmes trajnimeve dhe sigurimit të materialeve edukative për përgatitjen e nxënësve të shkollave të mesme.
Olimpiada Ekonomike Shtetërore, e cila do të mbahet çdo vit si garë mes nxënësve të shkollave të mesme, synon të inkurajojë dhe thellojë njohuritë për ekonominë, financat, biznesin dhe zbatimin e modeleve matematikore në ekonomi.
Olimpiada Ekonomike Ndërkombëtare është garë prestigjioze ndërkombëtar në ekonomi për nxënësit e shkollave të mesme, i cili mbahet nga viti 2018 e në vazhdim.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}