Shkup, 20 nëntor 2023
“Përmes aktiviteteve të planifikuara në kuadër të Ditëve të edukimit financiar, Banka Popullore jep kontribut të vazhdueshëm në plotësimin e nevojës për edukim financiar në sistemin financiar modern dinamik. Jemi dëshmitarë të ofertës së larmishme të shërbimeve financiare, në kushte të ndryshme, përmes kanaleve të ndryshme. Shërbimet financiare digjitale sjellin shumë përparësi për përdoruesit, megjithatë imponojnë nevojën për njohuri shtesë dhe përballemi me sfida dhe rreziqe të reja. Nevojitet përmirësimi i vazhdueshëm i njohurive, jo vetëm në lidhje me mënyrën e përdorimit të shërbimeve financiare, por edhe në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve si konsumatorë. Siç ndryshon sistemi financiar, ashtu rritet edhe nevoja për njohuri të reja për menaxhimin e duhur të financave personale”, theksoi ekonomistja kryesore e Bankës Popullore, Aneta Krstevska gjatë paraqitjes si e ftuar në programin e Radios Maqedonase. Gjatë bisedimeve për festimin e Ditëve të edukimit financiar, me ç'rast Banka Popullore ka planifikuar ligjërata onllajn në tri ditët në vijim, Krstevska theksoi se: “Rritja e nivelit të edukimit financiar është një nga synimet strategjike të Bankës Popullore. Në kuadër të këtyre ditëve, Banka Popullore, si institucion me përgjegjësi shoqërore, ofron mundësinë e përvetësimit dhe përmirësimit të njohurive të popullsisë nga kjo fushë.”
Në intervistë, ekonomistja kryesore e Bankës Popullore theksoi se përpjekjet për përmirësimin e edukimit financiar janë gjithashtu përgjigje e nevojave të popullsisë, që në vendin tonë, në pajtueshmëri me anketën e realizuar, përbën 56% të maksimumit gjatë vlerësimit të tre komponentëve të cilat janë pjesë përbërëse e edukimit financiar: njohuritë financiare, sjelljet financiare dhe qëndrimet financiare. Ky tregues është afër mesatares për EJL-në (58%), por është më e ulët se ekonomitë e përparuara të OECD-së në 66%. Të dhënat janë rezultat i anketës së realizuar nga Rrjeti Ndërkombëtar për Edukimin Financiar INFE në OECD-në në vitin 2019, që e mat kulturën financiare të popullsisë në vendin tonë në kuadër të projektit rajonal të edukimit financiar të mbështetur nga Ministria e Financave të Holandës dhe INFE-OECD-së.
Ditët e edukimit financiar shënohen për të shtatën herë. Këtë vit janë planifikuar trajnime për disa tema që përfshijnë njohuri rreth politikës monetare, përzgjedhjes së kredisë, risitë në Ligjin e ri të Shërbimeve Pagesore dhe Sistemeve Pagesore, për strukturën e sistemit financiar dhe lëvizjet në sistemin bankar. Prezantimet janë të dedikuara për të gjithë qytetarët e interesuar, dëgjuesit me njohuri bazë dhe më të avancuar. Këtë vit janë planifikuar dy ligjërata të dedikuara për nxënësit e shkollave të mesme, si përgjigje e interesit të tyre për edukimin financiar, krahas mundësisë së deritanishme që kanë shkollat për paraqitjen e kërkesës për ligjërim. Pjesëmarrja në trajnime sigurohet nëpërmjet regjistrimit elektronik të çdo personi të interesuar. Më shumë informacion rreth trajnimit të planifikuar mund të gjeni në linkun në vijim.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}