Nga Konferenca ndërkombëtare „Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik - Perspektiva zhvillimore“
Edhe pse pasojat e krizës financiare globale në masë të madhe janë kaluar, megjithatë, sistemet bankare në rajonin tonë ende po përballen me nevojën për forcim të mëtejshëm të stabilitetit financiar, që duhet të mundësojë një rritje prudenciale të mbështetjes së kredisë. Në këtë drejtim, është e nevojshme të vazhdohen aktivitete për forcimin e rregullores dhe përvojave, me fokus në burimet e brendshme të financimit dhe konsolidim i mëtejshëm i sistemeve bankare. Treguesit tregojnë një numër të madh të bankave në krahasim me madhësinë e ekonomive në rajonin tonë. Kjo, veç të tjerash u theksua nga guvernatorja e Bankës Popullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Anita Angelovska-Bezhoska në konferencën ndërkombëtare „Rreziqet dhe mundësitë në një sektor financiar dinamik - Perspektiva zhvillimore“, që u mbajt dje në Prishtinë, në organizim të Bankës Qendrore të Kosovës. Ajo ishte një nga folësit në sesionin e konferencës dedikuar rreziqeve dhe mundësive për zhvillim të mëtejshëm të sistemeve financiare në vende e Ballkanit Perëndimor.

Në prezantimin e saj, guvernatorja u përqendrua edhe në praninë në rritje të teknologjive të reja në punën e bankave dhe mjedisin fintech, si sfidë për modernizimin dhe digjitalizimin e mënyrës së ofrimit të shërbimeve financiare.
Në sesionin e rreziqeve dhe mundësive për zhvillim të mëtejshëm të sistemeve financiare në vendet e Ballkanit Perëndimor, përveç Angelovska-Bezhoskës morën pjesë edhe kolegët e saj - guvernatori i Bankës së Shqipërisë, zëvendësguvernatori i Bankës Qendrore të Kosovës, viceguvernatori i Bankës Qendrore të Malit të Zi dhe drejtori i Agjencisë për Veprimtari Bankare të Bosnjës dhe Hercegovinës, ndërsa moderator ishte zëvendësdrejtori i Departamentit për Tregje Financiare të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN).
Në kuadër të konferencës u nënshkrua një Memorandum për bashkëpunim ndërmjet një pjese të mbikëqyrësve të sistemeve bankare në rajon, në fushën e menaxhimit të korporatave të bankave. Në pajtim me dispozitat e Memorandumit, në të ardhmen, mbikëqyrësit-nënshkruesit e tij do të kenë gjithashtu një bazë të përbashkët të të dhënave për elementet kryesore në kuadër të menaxhimit të korporatave të bankave, siç është struktura e pronësisë së bankave dhe përbërja e organeve të tyre drejtuese dhe mbikëqyrëse dhe kompetencat e tyre.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}