Shkup, 20 tetor 2022
“Kahu në të cilin do të lëvizin politikat monetare të bankave qendrore në periudhën e ardhshme është i qartë. Por, duhet pasur parasysh edhe se dinamika e shtrëngimit të normës bazë të interesit varet nga specifikat e ekonomisë. Bankat qendrore përballen me sfida për shkak të të cilave duhet të punojnë në përballjen me inflacionin dhe ankorimin e pritjeve inflacioniste, por në të njëjtën kohë duke kufizuar efektet negative në ekonomi dhe në stabilitetin financiar. Në kohë të pasigurisë së lartë, goditje të shkaktuara nga ana e ofertës dhe perspektivës shqetësuese ekonomike, preferohet qasje graduale dhe vendimmarrje e bazuar nga të dhënat”. Këtë theksoi viceguvernatorja Ana Mitreska në fjalimin e saj në “Mëngjesin e investitorëve të Erstes” të sivjetmë për bankierë dhe investitorë.
Mitreska theksoi se bankat qendrore përballen me rrethana specifike. Presionet mbi çmimet vijnë kryesisht nga ana e ofertës, ndërkohë që rreziqet për rimëkëmbjen ekonomike janë serioze. Megjithatë, inflacioni ka zgjatur më shumë dhe ka shtrirje gjithnjë e më të gjerë, gjë që ka shtyrë pothuajse të gjitha bankat qendrore të fillojnë shtrëngimin e politikës monetare.
Duke biseduar për ekonominë tonë, Mitreska theksoi se mjedisi i paqëndrueshëm dhe kriza energjetike kanë krijuar presione si në inflacion, ashtu edhe në tregun valutor. Në rrethana të tilla, nga fundi i vitit 2021, Banka Popullore filloi normalizimin e politikës monetare duke tërhequr likuiditetin me ndërhyrje në valutë. Që prej muajit prill, edhe banka jonë qendrore ka filluar të rrisë gradualisht normën bazë të interesit. Nëpërmjet rregullimeve në rritje në disa raste, norma bazë është rritur në total për 2,25 pikë përqindjeje. Shtrëngimi i normës bazë të interesit u plotësua me masat për ndryshime në sistemin e rezervës së detyrueshme, me qëllim nxitjen e denarizimit, si dhe investimet në burimet e ripërtëritshme të energjisë.
Ajo theksoi gjithashtu se stabiliteti financiar është ruajtur, pavarësisht pasigurisë që solli kriza dhe rreziqeve të përhapjes së problemeve nga bota reale në sektorin financiar. Sektori bankar është i qëndrueshëm, kreditë me probleme janë në nivele të ulëta dhe në rënie. Aftësia paguese, e cila është treguesi kryesor i aftësisë së bankave për të absorbuar goditjet, mbetet akoma e lartë. Testet e stresit për vitin 2022 dhe 2023 konfirmojnë qëndrueshmërinë e përgjithshme të sistemit bankar ndaj goditjeve makroekonomike. Megjithatë, nevojitet kujdes dhe monitorim vigjilent i situatave.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}