Në Takimet Vjetore të FMN-së dhe BB-së në Uashington
Politika monetare në vend është e përshtatshme. Me lehtësimin monetare në tremujorin e parë të këtij viti, Banka Popullore sërish dha një mbështetje kyçe për veprimtarinë e përgjithshme në ekonominë maqedonase. Është gjithashtu e rëndësishme që ruajtja e inflacionit të ulët stabil dhe pozita e favorshme në bilancin e pagesave, këtë vit, rregullisht kontribuojnë për ndërhyrje me blerje të valutave të huaja nga ana e Bankës Popullore në tregun e këmbimit valutor. Kryesisht si rezultat i këtyre ndërhyrjeve, rezervat valutore kanë arritur niveli më të lartë historik në vendin tonë. Në fund të gushtit, për herë të parë, ato arritën mbi 3 miliard euro. Rritja e tyre vazhdoi. Sipas të dhënave të fundit, që nga muaji i kaluar, ato arritën në 3 miliard dhe 127 milion euro. Niveli i lartë dhe sipas të gjitha treguesve i mjaftueshëm i rezervave valutore është garanci e fortë për stabilitetin e denarit.

Kjo ndër të tjera u theksua në takimet që i realizoi delegacioni i kryesuar nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministrja e Financave, Nina Angelovksa me zyrtarët e lartë të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN), në kuadër të Takimeve Vjetore të FMN-së dhe Grupit të Bankës Botërore (BB) në Uashington. Konkretisht, u mbajtën takime me drejtorin e FMN-së për Evropë, Pol Tomsen, me drejtorin ekzekutiv të FMN-së përgjegjës për Konstituencën Holandeze-Belge, Antoni de Lenoj dhe zëvendësin e tij, Riçard Dornbosh, si dhe zyrtaren e lartë rezidente të FMN-së për Ballkanin Perëndimor, Shtefani Eble dhe me shefen e Misionit të FMN-së në vendin tonë, Berglojt Bjornson Barkbu.

Përveç politikës monetare, në fokus të takimeve ishin edhe zhvillimi ekonomik dhe treguesit ekonomik të që i monitoron Banka Popullore. Guvernatorja Angelovksa-Bezhoska ndër të tjera theksoi se të dhënat aktuale për sektorin real tregojnë se arritjet janë në vijë me parashikimet për rritje ekonomike prej 3,5% për këtë vit.
Me zyrtarët e lartë të FMN-së u diskutua edhe për situatën e sektorit bankar në vendin tonë, me ç’rast u theksua se pritet forcimi i mëtejshëm i tij, që duhet të rezultojë në konkurrencë më të lartë dhe qasje më të mirë të qytetarëve në shërbime financiare. Në të njëjtën kohë u nënvizua se tendenca e rritjes së kapitalizimit vazhdon, ndërsa likuiditeti mbahet në korniza të mjaftueshme. Ndërhyrjet e Bankës Popullore për blerje të valutave të huaja në tregun e këmbimit valutor kishin kontribut dominues për rritjen e likuiditetit në periudhën e kaluar. Gjatë analizës së të dhënave, në mbledhje u nënvizua se është shumë e rëndësishme që kreditë me probleme janë në nivel relativisht të ulët.
Në këto takim u bisedua edhe për parashikimet e fundit të FMN-së për ekonominë maqedonase.

Guvernatorja Angelovska-Bezhoska kishte takime të ndara edhe me udhëheqësit e disa drejtorive të FMN-së në të cilat u diskutua mbi mundësitë për mbështetje nga FMN-ja për përmirësim shtesë të punës së Bankës Popullore, përmes bashkëpunimit teknik dhe të përshtatshëm në disa sfera të veprimtarisë së bankave qendrore. Gjatë ditës së djeshme, si përfaqësues i gjashtë vendeve të rajonit të cilët ene nuk janë anëtarë të Bashkimit Evropian, ajo mori pjesë edhe në takimin e Bordit Mbikëqyrës të Iniciativës Vjeneze 2, në të cilin u diskutua për zhvillimet e fundit brenda sistemeve bankare të vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore.
Pjesëmarrjen në Takimet Vjetore të FMN-së dhe BB-së, Angelovksa-Bezhoska e shfrytëzoi edhe për takime me kolegët e saj, guvernatorë të bankave tjera qendrore. Me ç’rast u këmbyen mendime për më shumë çështje aktuale ekonomike dhe u bisedua edhe për zhvillimin e bashkëpunimit.
Delegacioni i vendit tonë kishte takime me zëvendëskryetarin e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Siril Miler, me drejtoreshën rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së për Konstituencën ku është anëtar vendi ynë, Kun Davise, si dhe me drejtoreshën e Korporatës Financiare Ndërkombëtare për Evropën dhe Azinë Qendrore, Vibeke Shollmer.
Takimet Vjetore të FMN-së dhe BB-së përfundojnë sot.