Shkup, 20 shtator 2020
Besimi në sistemin e brendshëm financiar është e lartë dhe në krahasim me vitin e kaluar mbetet në një nivel të lartë të pandryshuar, vërtetojnë rezultatet nga Anketa vjetore për vlerësim të rreziqeve mbi stabilitetin financiar që u publikuan kohëve të fundit. Kjo anketë zbatohet një herë në vit, gjatë tremujorit të parë, dhe këtë vit u zgjerua fusha e të anketuarve. Përveç bankave, të cilat paraprakisht ishin pjesëmarrësit e vetëm, këtë vit, anketa u dërgua edhe në shtëpitë e kursimeve, kompanitë për administrimin e fondeve të pensioneve, kompanitë e sigurimeve, kompanitë financiare, kompanitë e brokerimit, kompanitë për administrimin e fondeve investuese dhe analistëve ekonomikë.
Sipas rezultateve të Anketës, një pjesë e konsiderueshme të të anketuarve konsiderojnë se ndryshimet në rregulloren ndërkombëtare dhe vendore, aftësia e kredisë së amvisërive dhe stabiliteti politik janë të rëndësishme për stabilitetin financiar. Në këtë kontekst, parë nga perspektiva e sotme, është e rëndësishme që është arritur një rritje e konsiderueshme e kredisë mbi parashikimin dhe se ndryshimet në rregulloren e brendshme dhe pas fillimit të Kovid krizës janë të dimensionuara në mënyrën e përshtatshme për ruajtjen e vazhdueshme të stabilitetit të sektorit financiar dhe në kushtet e imponuara nga pandemia e Kovid-19.
Ndër të tjera, rezultatet tregojnë se një pjesë e vogël e të anketuarve, në kuadër të Anketës kanë dhënë edhe vlerësime se një mjedis me norma të ulëta të interesit është i rëndësishëm për punën e institucioneve financiare. Lidhur me mjedisin e jashtëm, pothuajse gjysma e të anketuarve konsiderojnë se ndryshimet në standardet dhe rregulloren ndërkombëtare janë të rëndësishme. Në grupin e rreziqeve tjera, rreth 40% të përgjigjeve i llogarisin si domethënëse rreziqet nga sistemet e TI-së dhe sulmet nga hapësirat dixhitale. Në vitet e fundit, situata në sektorin tonë financiar në drejtim të mbrojtjes nga sulmet kibernetike vazhdimisht po përmirësohet, përfshirë edhe përmes forcimit të kornizës rregullatore.
Rezultatet nga Anketa për vlerësim të rreziqeve mbi stabilitetin financiar lidhen me vëzhgimet tashmë të publikuara të institucioneve financiare ndërkombëtare, të cilat në kuadër të raporteve të tyre shprehën vlerësime pozitive për stabilitetin e sistemi tonë financiar.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}