Shkup, 20 mars 2023
Rregullatorët financiar në bashkëpunim me shoqatat dhe institucionet nga sektori privat dhe civil, aktivë në fushën e edukimit financiar, njëmbëdhjetë vite radhazi shënojnë Javën Globale të Parasë, që këtë vit do të mbahet prej 20-26 mars të vitit 2023.
Tema e këtij viti ëshët “Planifikoni paratë tuaja, mbillni të ardhmen“ (Plan your money, plant your future) dedikuar qëndrueshmërisë dhe ndërgjegjësimit për pasojat e sjelljes individuale financiare jo vetëm në të ardhmen financiare, por edhe në mjedisin jetësor dhe shoqërinë. Pjesëmarrësit e Javës Globale të Parasë mund të marrin pjesë në këtë temë me aktivitete përmes së cilës do të theksohet rëndësia e vendimeve financiare për qëndrueshmërinë sociale, ekonomike dhe financiare. Kjo temë inkurajon të rinjtë që të kenë një pikëpamje afatgjatë dhe të marrin në konsideratë ndikimin në mjedis dhe shoqëri kur marrin vendimet e tyre financiare.
Aktivitetet gjatë Javës Globale të Parasë këtë vit do të zhvillohen kryesisht përmes ligjëratave dhe publikimeve të materialeve edukative në faqet e internetit të institucioneve dhe rrjeteve sociale. Ligjëratat do të jenë të dedikuara për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme në vendin tonë, si dhe për fakultetet, me tema nga fushat që mbulojnë institucionet e veçanta, që lidhen me funksionimin e sistemit financiar.
Banka Popullore do të organizojë karvan edukativ për nxënësit e shkollave fillore nga zonat rurale përmes ligjëratave virtuale, kuiz edukativ për nxënësit e një shkolle të mesme ekonomike dhe ligjëratë virtuale për studentët e një fakulteti. Gjatë Javës Globale të Parasë do të mbahet edhe gara kombëtare për Kuizin Evropian të Parasë 2023, në organizimin e të cilit është përfshirë edhe Banka Popullore. Gjithashtu, do të publikohen njoftime për aktivitetet e realizuara në rrjetet sociale.
Në nivel botëror, Java Globale e Parasë shënohet që nga viti 2012, me një ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo iniciativë globale, e cila deri më tani është festuar në më shumë se 176 vende të botës, ku janë përfshirë 53 milionë fëmijë dhe të rinj, ngrit ndërgjegjësimin e të rinjve për edukimin financiar dhe rrit njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrjen. Çdo vit, të rinjtë diskutojnë, lexojnë dhe mësojnë mbi sistemet ekonomike dhe financiare përmes aktiviteteve më të ndryshme që i zbatojnë institucionet financiare dhe arsimore.
Më tepër informata për Javën Globale të Parasë në lidhjen: globalmoneyweek.org.