Shkup, 19 dhjetor 2024
Qendra këshillëdhënëse për sektorin financiar të Bankës Botërore (FINSAC) përgatiti një studim për vlerësimin e qëndrueshmërisë financiare, në të cilin morën pjesë edhe ekspertë nga Banka Popullore dhe i cili u prezantua në prani të ekipit, të udhëhequr nga guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska dhe viceguvernatorët Ana Mitreska dhe Fadil Bajrami, si dhe delegacioni i Bankës Botërore i kryesuar nga drejtori i Zyrës së Bankës Botërore në vend, Masimilijano Paoluçi.
Ky studim gjithëpërfshirës ofron njohuri më të thella mbi gjendjen financiare të sektorit tonë korporativ. Gjetjet kryesore nxjerrin në pah tendencat në qëndrueshmërinë e korporatave, ndikimin e goditjeve ekonomike si Covid-19 dhe stabilitetin financiar të kompanive në të gjithë sektorët e ekonomisë. Studimi i referohet analizës së rreziqeve të kredisë në kuadër të kapaciteteve financiare të kompanive për shlyerjen e borxhit, si dhe përfshin udhëzime për monitorimin e mëtejshëm të zhvillimeve dhe rreziqeve potenciale në sistemin bankar nga ana e Bankës Popullore. Në të njëjtën kohë, duke përdorur një mjet të ri analitik, i cili është vënë në dispozicion të Bankës Popullore, analiza të tilla do të mund të bëhen në baza sistematike, gjë që do të forcojë më tej kapacitetet e Bankës Popullore në fushën e mbikëqyrjes dhe stabilitetit financiar.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska dhe Paoluçi bashkërisht theksuan nevojën për partneritet dhe bashkëpunim të mëtejshëm të suksesshëm ndërmjet Bankës Popullore dhe Bankës Botërore me qëllim të forcimit të mëtejmë të themeleve të sistemit financiar në vend dhe angazhimit për rritje të qëndrueshme ekonomike.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}