Shkup, 19 nëntor 2020
Banka Popullore po intensifikon aktivitetet për bashkëpunim me sektorin civil në fushën e edukimit financiar. Për herë të parë, Banka Popullore do të zhvillojë trajnim për trajnerë, të cilët do të angazhohen rreth edukimit të popullatës lidhur me çështjet e fushës së financave që i prekin të gjithë qytetarët si pjesëmarrës aktiv në flukset financiare. Kjo pritet të zgjerojë rrjetin e edukimit financiar në vendin tonë dhe të forcojë efektet e shpërndarjes së njohurive në këtë fushë. Kjo do të kontribuonte në përfshirje më të madhe dhe vendimmarrje të shëndoshë financiare nga popullata.
Për këtë qëllim, Banka Popullore lidhi memorandum bashkëpunimi me shoqatën e qytetarëve për nxitjen e zhvillimit shoqëror „Glogal Shejpërs Skopje hab“, që është pjesë e rrjetit ndërkombëtar „Global shejpërs“. Pas interesit të shprehur nga „Global shejpërs Skopje hab“ përmes organizimit të ngjarjeve - leksione gjegjësisht prezantime dhe diskutime të hapura, për të ndihmuar në edukimin financiar të publikut të gjerë, veçanërisht popullatës më të re në vend, nëpërmjet memorandumit parashihet që ekipi i Bankës Popullore të japë ndihmën e saj eksperte, përmes trajnimit të anëtarëve të shoqatës që do t’i zbatojnë aktivitetet. Gjithashtu, Banka Popullore do të sigurojë edhe materiale edukative nga fusha e edukimit financiar. Planifikohet që ligjëratat e „Global shejpërs Skopje hab“ të destinuara për publikun e gjerë, veçanërisht për popullatën e re, të zhvillohen deri në mesin e vitit të ardhshëm, në bazë vullnetare.
Zhvillimi i bashkëpunimit ndërmjet rregullatorëve financiar dhe organizatave qytetare në fushën e edukimit financiar është me rëndësi të veçantë për arritjen e rezultateve më të dukshme duke siguruar qasje më të lartë në njohuri për pjesën më të madhe të popullatës. Këtë vit, Banka Popullore filloi bashkëpunim edhe me organizata tjera qytetare të cilat shprehën gatishmëri dhe dëshirë të kyçen në zbatimin e aktiviteteve për përmirësimin e kulturës financiare dhe nxitjen e përfshirjes financiare.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}