Banka Popullore hapi Portën e Inovacionit - platformë për komunikim me fintech sektorin. Qëllimi kryesor i këtij projekti të ri dhe të rëndësishëm është të mbështesë dhe inkurajojë zhvillimin e inovacioneve në fushën e shërbimeve dhe produkteve financiare.
Të gjithë kompanitë që zhvillojnë ose zbatojnë inovacione në sferën financiare dhe duke bërë këtë përdorin teknologji të reja, për të gjithë çështjet dhe dilemat lidhur me rregulloren që prek fintech sektorin, si dhe për të gjithë propozimet në këtë fushë, tani e tutje, në mënyrë të drejtpërdrejtë ose tërthortë, do të mund t’i drejtohen Bankës Popullore, në e-mail adresën: [email protected]. Çdo pyetje dhe çdo propozim që arrin përmes Portës së Inovacionit, do të shqyrtohet veçmas nga ekipi i dedikuar i ekspertëve të Bankës Popullore, për të cilën më pas do të pasojë përgjigje. Nëse ka nevojë për një diskutim më të thellë për informacionet e parashtruara përmes Portës së Inovacionit, ekipi i Bankës Popullore është gjithashtu i gatshëm të zhvillojë takime të veçanta pune me përfaqësuesit e fintech sektorit.
Banka Popullore do të përpiqet që përmes Portës së Inovacionit t’ju mundësojë fintech kompanive të bashkëpunojnë me atë si një rregullator financiar. Prandaj, përveç dhënies së udhëzimeve dhe shpjegimeve për kërkesat ekzistuese rregullatore, Banka Popullore përmes komunikimit të zhvilluar brenda kësaj platforme, vazhdimisht do të shqyrtojë nevojën për ndryshim të mundshëm të rregullores edhe zvogëlimin e kufizimeve rregulluese për hyrje të biznes zgjidhjeve/projekteve të reja inovative, pa dëmtuar integritetin e sektorit financiar dhe pa ndërmarr aktivitete që synojnë marrjen e rreziqeve të tepërta.
Përmes Portës së Inovacionit, parashikohet që kompanitë e interesuara, përveç komunikimit me Bankën Popullore të jenë në gjendje të komunikojnë edhe me rregullatorë tjerë të sistemit financiar.
Me prezantimin e kësaj platforme, Banka Popullore do të monitorojë tendencat të cilat dalin nga iniciativat që ndërmarrin rregullatorët financiar brenda Bashkimit Evropian, të destinuara drejt krijimit të një mjedisit të bashkëpunimit më të afërt ndërmjet rregullatorëve, institucioneve financiare ekzistuese dhe fintech sektorit.
Më shumë informata për Portën e Inovacionit mund të gjeni në internet faqen e Bankës Popullore.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}