Në kuadër të Takimeve Vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Grupit të Bankës Botërore (BB), delegacioni i kryesuar nga guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe ministrja e Financave, Nina Angelovska, tashmë ka zhvilluar një sërë takimesh me zyrtarë të lartë të institucioneve dhe organizatave financiare ndërkombëtare.

Në disa nga takimet u diskutua për thellimin dhe zhvillimin e bashkëpunimit ndërmjet Bankës Popullore me disa prej këtyre institucioneve dhe organizatave, ndër të tjera përmes zbatimit të projekteve të reja të rëndësishme dhe një sërë aktivitetesh të tjera të përbashkëta, përfshirë këtu edhe fushën e veprimtarisë kërkimore.
Në takimin me nënkryetarin e Bankës Evropiane të Investimeve (EIB), Andre Mekdovel u diskutua mbi realizimin e Memorandumit për bashkëpunim ndërmjet Bankës Popullore dhe EIB-it për zbatimin e Sondazhit për Veprimtari Kredituese të Vendeve të Evropës Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJ). Në këtë projekt të EIB-it, banka jonë qendrore u përfshi këtë vit. Përmes tij, në nivel gjysmë vjetor, ne kemi mundësi për të parë në mënyrë krahasuese situatën e veprimtarisë kredituese në vendin tonë brenda EQLJ-së.

Gjithashtu pritet që në vitin e ardhshëm, EIB të jetë bashkë-organizator i Konferencës Tradicionale Hulumtuese të Bankës Popullore. Siç u tha në Uashington, banka jonë qendrore tashmë ka arritur të bëjë këtë konferencë në njërën nga mbledhjet më referenciale të kërkuesve të bankave qendrore të më shumë vendeve na Evropa.
Në Takime, delegacioni tashmë ka pasur takime me zëvendëskryetarin e BB-së për Evropën dhe Azinë Qendrore, Siril Miler, me drejtoreshën rajonale të BB-së për Ballkanin Perëndimor, Linda van Gelder, si dhe me drejtorin ekzekutiv të BB-së për Konstituencën ku është anëtar vendi ynë, Kun Davise. Ndër të tjera, u bisedua për zhvillimin ekonomik të vendit tonë dhe zbatimin e portofolit të planifikuar me BB-në, si dhe për sistemin financiar dhe bankar dhe stabilitetin financiar në vendin tonë në përgjithësi. Me ç’rast u theksua përparmi i Bankës Popullore në forcimin e stabilitetit financiar, në vendosjen e kornizës së përshtatshme makroprudenciale dhe menaxhimin analizave dhe monitorimit të rreziqeve sistemike, në pajtime me standardet më të larta ndërkombëtare.

Guvernatorja Angleovks-Bezhoska dhe zyrtarët e lartë të BB-së më hollësisht diskutuan edhe për mundësitë për përdorim të mëtejshëm të ndihmës së përshtatshme dhe teknike për bankën tonë qendrore. Rezultatet e arritura deri tani janë garanci para institucioneve dhe organizatave ndërkombëtare se jemi të gatshëm për përmbushur sfidat për të përmirësuar edhe më tej veprimtarinë e banës qendrore në vendin tonë.
Guvernatorja e Bankës Popullore dhe ministrja e Financave morën pjesë edhe në Takimin Vjetor Plenar të FMN-së dhe BB-së. Ata morën pjesë aktive edhe në Konstituencën Holandeze-Belge të zhvilluar në kuadër të Takimeve në Uashington, në të cilën u diskutuan qasjet e ardhshme strategjike dhe projektet për vendet anëtare.
Gjatë ditës së ardhshme, delegacioni do të zhvillojë takime të ndara me disa zyrtarë të lartë të FMN-së.