Shkup, 19 shtator 2023
Drejtori i Drejtorisë për operacione në tregjet financiare, Zoran Panovski, mori pjesë në Konferencën Rajonale për Analizë Teknike të Tregjeve Financiare e organizuar nga Shoqata e Teknikëve të Tregut nga Europa Jugore dhe Lindore - SEEMT. Në fjalën përshëndetëse, Panovski theksoi se Banka Popullore ka pjesëmarrje aktive në tregjet financiare ndërkombëtare, ku vendimet për investimin e rezervave valutore bazohen në analizë të thellë ekonomike dhe financiare, të mbështetur në numër të madh treguesish teknikë dhe kuantitativ të cilat kontribuojnë në miratimin e vendimeve të investimit në kohë, bazuar në informacione dhe për menaxhimin e duhur me rreziqet. Kështu, ai iu referua rëndësisë së analizës teknike, duke theksuar se me atë sigurohen udhëzime të vlefshme për investitorët dhe pjesëmarrësit e tregut, sepse mund të zbatohet për të gjitha instrumentet financiare, përfshirë aksionet, obligacionet, produktet e mallrave dhepalët e monedhave. Ajo gjen zbatim më të gjerë në tregjet e produkteve të mallrave dhe në tregjet e këmbimit valutor, ku ka të dhëna me frekuencë të lartë dhe investitorët fokusohen në lëvizjet ciklike të çmimeve afatshkurtra, por edhe të përsëritura. Me këtë rast, ai theksoi nevojën për forcimin e mëtutjeshëm të edukimit financiar dhe vetëdijes adekuate të investitorëve, që është merëndësi të jashtëzakonshme gjatë miratimit të vendimeve adekuate për investime.
Drejtori Panovski theksoi se një nga qëllimet strategjike të Bankës Popullore është edukimi financiar dhe gjithëpërfshirja, e cila është e lidhur ngushtë me zhvillimin e tregjeve të brendshme financiare. Popullsia e arsimuar financiarisht dhe ekspertët financiarë kontribuojnë në përshtatjen me ndryshimet në shoqëri, ekonominë e brendshme dhe mjedisin, në rritjen e ndërgjegjësimit për mundësitë dhe rreziqet financiare, që është parakusht për zhvillimin e tregjeve financiare.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}