Shkup, 19 korrik 2024
Përforcimi i edukimit financiar të popullsisë në vendin tonë është prioritet i Bankës Popullore, e cila ndërmerr aktivitete edukative për grupmosha të ndryshme. Ndër to është edhe mbështetja e dhënë nga banka qendrore për të dytin vit radhazi, përmes përgatitjes së studentëve tanë, përfaqësues të Olimpiadës Ekonomike Ndërkombëtare.
Banka Popullore mbajti një seri ligjëratash për nxënësit, përfaqësuesit tanë në Olimpiadën e sivjetshme: Misha Veselinski, nxënëse në vitin e tretë në shkollën e mesme private "Jahja Kemal", Shkup, Sara Toshevska, viti i tretë dhe Nikolla Bojçev, viti i dytë në shkollën e mesme shtetërore "Gjimnazi Matematiko-Informatikë", Shkup, si dhe Jovan Oxhakov, nxënës në vitin e dytë në shkollën e mesme "Josif Josifovski" Gjevgjeli. U mbajtën prezantime me tema profesionale dhe u mbajt kuiz virtual nga punonjës të Drejtoria për Politikë Monetare dhe Hulumtim, Drejtoria e Statistikës dhe Drejtoria për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe Edukim Financiar në Bankën Popullore. Nxënësit dhe mentorët e tyre patën mundësinë të vizitojnë Muzeun e Bankës Popullore dhe të njihen me koleksionin e pasur numizmatik të monedhave që janë përdorur në territorin e vendit tonë që nga kohërat më të hershme e deri në ditët e sotme.
Olimpiada Ndërkombëtare e Ekonomisë është një konkurs prestigjioz ndërkombëtar i ekonomisë për nxënës të shkollave të mesme, i cili mbahet që nga viti 2018 e më tutje dhe këtë vit do të mbahet nga 22 deri më 31 korrik në Hong Kong. Qëllimi i kësaj ngjarje është të forcojë njohuritë e studentëve në fushën e ekonomisë përmes një konkursi dhe të inkurajojë frymën konkurruese dhe lidhjen ndërkombëtare të pjesëmarrësve. Vitin e kaluar, pjesëmarrësja jonë në Olimpiadën Ekonomike Ndërkombëtare fitoi një medalje bronzi.
Ligjëratat dhe aktivitetet e mbajtura në bankën qendrore janë në kuadër të Memorandumit të lidhur mes Bankës Popullore dhe Unionit të Matematikantëve, për bashkëpunim në fushën e edukimit financiar, për nevojat e Olimpiadës Ekonomike Ndërkombëtare. Qëllimi i bashkëpunimit me Unionin e Matematikanëve është zbulimi, mbështetja dhe nxitja e frymës konkurruese te nxënësit me talent dhe njohuri të veçanta në fushën e ekonomisë, financave dhe biznesit.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}