Shkup, 19 korrik 2023
Guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, mori pjesë në konferencën e 9-të të Bankës Qendrore Europiane me temë "Ndryshimi i peizazhit gjeopolitik - pasojat ekonomike për Europën Qendrore, Lindore dhe Juglindore (EQLJL)", ku fjalimin e hapi Presidentja e BQE-së, Kristin Llagard. Bëhet fjalë për ngjarje të profilit të lartë ku marrin pjesë liderët e BQE-së, si dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të EQLJL-së.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska, në konferencën e këtij viti, theksoi se pas krizës ekonomike globale, procesi i konvergjencës të të ardhurave në rajonin e Ballkanit Perëndimor u ngadalësua në masë të madhe si rezultat i pengesave strukturore që lidhen me faktorët themelorë të rritjes - kapitali njerëzor, kapitali fizik dhe produktiviteti. “Simulimet tregojnë se nëse vazhdojmë me të njëjtën normë relative të rritjes si më parë, do të na duhen rreth 40 vjet për të arritur nivelin mesatar të të ardhurave në BE. Rreziku i fragmentimit gjeo-ekonomik, nëse nuk monitorohet siç duhet, mund edhe më tej të ngadalësojë konvergjencën. Për ekonomitë e vogla dhe të hapura si e jona, të cilat duhet t'i tejkalojnë pengesat strukturore të rritjes, nevojitet integrim më i fortë global, dhe jo shpërbërje”, tha guvernatorja. Ajo theksoi edhe në analiza të caktuara, të cilat tregojnë se integrimi më i lartë në zinxhirët global të vlerës mund të kontribuojë në nivel më të lartë të prodhimit të brendshëm bruto për 3% deri në 10% tek vendet e Ballkanit Perëndimor.
Guvernatorja Angellovska-Bezhoska mori pjesë në prezantim në kuadër të panel diskutimit të udhëhequr nga Frank Ellderson, anëtar i Bordit Ekzekutiv të BQE-së, ndërsa morën pjesë edhe kryeekonomisti i BERZH-it, kryeekonomisti i Bankës Botërore për Europën dhe Azinë Qendrore dhe guvernatorët e bankave qendrore të Kroacisë dhe Shqipërisë.
Në prezantimin e saj, guvernatorja u referua në përfitimet e integrimit të rajonit, duke përfshirë edhe ekonominë e Maqedonisë, në rrjedhat globale tregtare dhe financiare. Në dy dekadat e fundit, hapja tregtare e rajonit është rritur ndjeshëm dhe veçanërisht e ekonomisë maqedonase, e cila arriti rreth 160% të PBB-së. Paralelisht me tregtinë, u rrit edhe integrimi financiar, e cila arriti rreth 200% të PBB-së. Këto dy procese paralele kontribuan në rritjen e konvergjencës, e cila nga rreth 20% u rrit në 40% të PBB-së.
“Megjithatë, tensionet gjeopolitike të intensifikuara së fundmi imponojnë rreziqe serioze për rrjedhën e mëtejshme të integrimit ekonomik global, me pasoja të mundshme në fusha të shumta, duke përfshirë tregtinë, financat, zinxhirët globale të vlerës dhe procesin e përgjithshëm të konvergjencës ekonomike. Prandaj, në rast të fragmentimit të ekonomisë globale, shpenzimet mund të jenë të larta, veçanërisht për ekonomitë e vogla të hapura në zhvillim, të reflektuara në çmime më të larta të importit, tregje më të vogla dhe të segmentuara, kyçje të reduktuar në teknologji dhe fuqinë punëtore dhe në përgjithësi, produktivitet të reduktuar dhe standardi i jetesës. Por sa do të preken vendet do të varet edhe nga përpjekjet e politikëbërësve për ballafaqimin me rreziqet, veçanërisht në drejtim të shfrytëzimit të mundësive nga procesi eventual i zhvendosjes së prodhimit të kompanive multinacionale në lokacione më të afërta, të cilat do të ishin me interes për vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë afërsi gjeografike dhe kulturore me vendet e Europës Perëndimore. Rol aktiv dhe shumë të rëndësishëm në këtë proces, por edhe në përgjithësi, për ballafaqim janë sfidat strukturore, mund të kenë edhe institucionet ndërkombëtare dhe europiane nëpërmjet mbështetjes së tyre për vendet e rajonit, të cilat ende nuk kanë kyçje në fondet strukturore dhe të investimeve të BE-së”, theksoi Angellovska-Bezhoska.