Shkup, 19 maj 2023
“Parashikimet afatëmesme të vendeve të Europës Qëndrore, Lindore dhe Juglindore referojnë në konsolidim fiskal, që siguron mbështetje për politikën monetare në përpjekjet e uljes dhe stabilizimit të inflacionit”, theksoi viceguvernatorja Ana Mitreska, në mbledhjen e 22-të për politikën monetare të Bankës së Shlyerjeve Ndërkombëtare (BShN) për vendet e Europës Qëndrore dhe Lindore. Sipas vlerësimeve të fundit, pritet që konsolidimi fiskal në rajon të bazohet në uljen e shpenzimeve, me çka do të kontribuohet në përmirësimin e profilit fiskal dhe uljen e mëtejshme të presioneve mbi çmimet. Në kushtet aktuale, koordinimi përkatës fiskal dhe monetar është jashtzakonisht i rëndësishëm, si mbështetje të stabilitetit të përgjithshëm të ekonomive. Në korniza globale, kombinimi monetar dhe fiskal për momentin vlerësohet si i përshtatshëm, duke pasur parasysh se në vitin 2022 në 72% të vendeve të dy politikat janë të shtrënguara, që është një vendosje përkatëse gjatë pranisë së presioneve dhe rreziqeve inflacioniste.
“Gjatë pandemisë, deficitet buxhetore dhe borxhi publik kishin një rritje të konsiderueshme, shkaku i masave të marra për mbështetje të aktivitetit ekonomik dhe mbrojten e grupeve të rrezikuara. Prej atëherë e tutje, kemi ulje të dukshme, por edhe më tej janë mbi nivelevt e parapendmisë”, theksoi Mitreska. Në kushte të tilla, siç e theksoi, është i nevojshëm përkushtim për konsolidim të fokusuar dhe të besueshëm dhe me atë ulje të nivelit të borxhit dhe krijimit të hapësirës fiskale. Kjo është veçanarisht e rëndësishme në kontekstin e kushteve më të shtrënguara financiare dhe rreziqeve të rënies ekonomike, për të cilën është e nevojshme politikë e kujdesshme fiskale e cila do ta zbusë presionin mbi nevojat e financimit në vendet e këtij rajoni dhe do ta lehtësojë qasjen e tyre në tregjet ndërkombëtare.
Në takimin për politikën monetare të BShN-së për Europën Qëndrore dhe Lindore morrën pjesë përfaqësues të bankave qëndrore të rajonit më të gjërë, si dhe përfaqësues nga Banka e Shlyerjeve Ndërkombëtare dhe Banka Qëndrore Europiane.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}