Shkup, 19 prill 2021
Takim i guvernatores së Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska me drejtorin ekzekutiv të Konstituencës së FMN-së, Pol Hilbers
Masat dhe vendimet në kohë dhe të përshtatshme të bankës qendrore në fushën e politikës monetare dhe sektorit financiar kanë kontribuar për zvogëlimin e pasojave nga kriza mbi ekonominë maqedonase dhe për ruajtjen e stabilitetit financiar.
Kjo, ndër të tjera, u theksua nga Pol Hilbers, drejtori ekzekutiv i Konstituencës së FMN-së, në të cilën vend ynë është anëtarë, në takimin në kuadër të Takimeve pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore, në të cilën morën pjesë guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe viceguvernatorët Fadil Bajrami, Emilija Nacevska dhe Ana Mitreska.
Në takim, drejtori ekzekutiv shprehu mbështetje për politikën që zbatohen nga banka qendrore dhe për masat e marra deri më tani, në kushte të pandemisë globale dhe një numri të madh sfidash. Ai theksoi se pasiguria e shkaktuar nga kriza shëndetësore vazhdon në korniza globale, gjë që imponon nevojën për gatishmëri të vazhdueshme të politikëbërësve për një reagim në kohë. Në takim u arrit përfundimi se politikat stimuluese duhet të vazhdojnë deri sa të shihet një rimëkëmbje e plotë ekonomike.
Duke pasur parasysh specifikën e krizës globale dhe rolin e politikave të bankës qendrore në zbutjen e efekteve nga kriza, takimi ritheksoi rëndësinë e pavarësisë së bankave qendrore dhe mbështetjen që Banka Popullore merr në këtë drejtim nga FMN-ja me angazhimet e Konstituencës.
Në takim u theksua se Konstituenca do të vazhdojë maksimalisht t’i përfaqësojë interesat e vendit tonë në kuadër të aktiviteteve të FMN-së.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}