18 mars 2020
Këshilli i Bankës Popullore mbajti një mbledhje të jashtëzakonshme në të cilën në pajtim me kompetencat e tij miratoi disa vendime, të cilat janë në drejtim të zbutjes së efekteve të mundshme të pafavorshme mbi ekonominë, të shkaktuara nga paraqitja e infeskionit të ri të virusit.
Më konkretisht, Këshilli miratoi vendimet në vijim:
- Vendim për ndryshimin e Vendimit për rezervën e detyruar
Me këtë ndryshim, Banka Popullore përsëri e vëndos në funksion masën jostandarde në rezervën e detyruar, me të cilën mundësohet zvogëlim i bazës për detyrimin e rezervës së detyruar në denarë në bankat komerciale për shumën e kredive të reja dhe kredive të ristrukturuara të miratuara për ndërmarrjet me aktivitete të cilat në pajtim me informacionet e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut do të preken më shumë nga përhapja e Kovid-19. Masa pritet të ketë një efekt stimulues për mbështetj të pandërperë kreditore me kushte të favorshme nga ana e bankave për sektorët më të prekur.
- Vendim për ndryshimin e Vendimit për metodologjinë e menaxhimit me rreziqet
Me këtë vendim shtyhet afati në të cilin bankat duhet të dorëzojnë Raportin e parë për procesin e përcaktimit të likuiditetit të brendshëm, me ç’rast, në vend të 31 majit, ky detyrim do të duhet të plotësohet më 30 shtator të vitit 2020. Me këtë lehtësim rregullator, bankave dhe ekipeve të tyre u jepet hapërisë më e madhe për t’u përqëndruar në sigurimin e mbështetjes së kredisë për sektorin e korporatave dhe popullatës, si dhe ruajtjen e cilësisë së portfolios së kredisë.
- Vendim për ndryshim dhe plotësim të Vendimit për tarifën e vetme të kompensimit për shërbimet të cilat i kryen Banka Popullore
Është miratuar një vendim për shfuqizimin e komisioneve që janë ngarkuar deri më tani për marrjen dhe kthimin e parave të gatshme në thesarin qendror të Bankës Popullore. Me këtë eliminohen të gjithë shpenzimet për marrje dhe kthim të parave të gatshme. Ndryshimet e këtillla janë në drejtim të mbështetjes së procesit të menaxhimit të parave të gatshme, në mënyrë që të zvogëlohen rreziqet e mundshme të transmetimit të infeksionit përmes këtij kanali.
Më herët, të hënën, në mbledhjen e Komitetit për Politikë Operative Monetare të Bankës Popullore u miratua vendimi për uljen e normës bazë të interesit në 1,75%, gjë që duhet të nidhmojë në zvogëlimin e çmimit të financimit përmes kredive të bankave.
Banka Popullore do të vazhdojë me kujdes t’i ndjeki zhvillimet e ngjarjeve dhe rreziqet e mundshme nga mjedisi, si dhe efektet e tyre mbi ekonominë vendase, me qëllim përshtatjen e duhur të politikave dhe reagim të duhur dhe në kohë.