Shkup, 18 dhjetor 2023
Me rregulloren e re në sferën e shërbimeve pagesore vendosen kufizime të caktuara për tarifat që i ngarkojnë bankat, për shkak të mbrojtjes së konsumatorëve. Për tarifë mujore prej 34 denarë, ose 0,1% e mesatares nga 12 muajt e fundit të pagës mesatare neto të paguar në vend, qytetarët të cilët do të hapin llogari pagesore me funksione bazë mund të përdorin numër të madh të shërbimeve pagesore, thekson guvernatorja e Bankës Popullore, Anita Angellovska-Bezhoska, në intervistë për “Sloboden Peçat” dhe shton se kjo llogari, së bashku me shërbimet që i ofron, janë falas për një pjesë të kategorisë së cenuar sociale.
Guvernatorja theksoi se me Ligjin e ri për Shërbimet e Pagesave dhe Sistemet e Pagesave, përveç kufizimeve rregullatore për tarifat, kontribuohet në uljen e kostove të qytetarëve për shërbimet e pagesave përmes hapjes së tregut për ofruesit e rinj të shërbimeve të pagesave, përveç bankave. “Po shkojmë drejt presionit konkurrues për ulje më të përgjithshme të tarifave të ngarkuara për shërbimet e pagesave”, theksoi guvernatorja dhe shton se në ueb faqen e Bankës Popullore tashmë është në dispozicion vegla me të cilin qytetarët mund t'i krahasojnë tarifat për 11 shërbime pagesore të cilat më së shumti shfrytëzohen nga qytetarët, në mënyrë që të dinë saktë se cila bankë ofron çmim më të ulët.
Guvernatorja theksoi se për momentin, në bashkëpunim me rregullatorët tjerë financiarë, përgatitet rregullore e re për Avokatin Financiar të Popullit, gjegjësisht institucion i veçantë që do të ishte drejtpërdrejt i ngarkuar për veprim lidhur me ankesat e qytetarëve, pavarësisht se nga cili segment financiar vijnë. “Ky projekt është ende në vazhdim, por kjo tregon qartë se qytetarët dhe interesi i tyre janë më të rëndësishme në veprimtarinë e bankës qendrore”, thotë ajo.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}