Shkup, 18 dhjetor 2023
Më 21 dhjetor 2023 (e enjte), me fillim në ora 14, do të mbahet Sesioni i 49-të të Klubit të Hulumtuesëve në hapësirat e Bankës Popullore.
Në seancë do të prezantohet punimi: “Rishikimi i modelit të ri të kalibruar DSGE për ekonominë maqedonase” nga autorët Tibor Hledik, Jan Vleçk, Joana Maxhoska dhe Mite Mitreski.
Pas prezantimit të punimeve është planifikuar diskutim.
Banka Popullore bën thirrje për të gjithë studiuesit që janë të interesuar të marrin pjesë në sesionin e Klubit të regjistrohen në adresën e majlit: [email protected], më së voni më 20 dhjetor 2023 (e mërkurë).
Klubi i Hulumtuesve i Bankës Popullore është platformë e hapur për prezantime dhe diskutim të punimeve shkencore-hulumtuese, veçanërisht në fushën e politikës monetare dhe makroekonomisë. Punimet duhet të jenë të punuara në pajtim me prirjet dhe standardet e hulumtimeve moderne, që nënkupton analizë empirike, si dhe përfundime të sistematizuara të hulumtimit.
Në seancat e Klubit, si platformë për diskutim dhe shkëmbim të mendimeve të ekspertëve, mund të prezantohen rezultatet dhe njohuritë nga hulumtimet/punimet në version pune.
Anëtarsimi në Klubin e Hulumtuesëve është me karakter të hapur.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}