Mbahet një prezantim në kuadër të twinning projektit „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në SEBQ“
Banka Popullore po intensifikon aktivitetet që pritet të rezultojnë me transparencë të rritur të ofruesve të shërbimeve të pagesave lidhur me tarifat e shërbimeve me të zakonta të pagesave të përdorura nga qytetarët. Po punohet në një rregullore të re në këtë fushë, e cilat transpozon legjislacionin përkatës evropian. Kjo do të rrisë nivelin e mbrojtjes së konsumatorëve gjatë kontraktimit dhe përdorimit të shërbimeve të pagesave, dhe pritet që edhe më tej të forcojë konkurrencën midis ofruesve të shërbimeve. Në këtë janë përqendruar edhe një pjesë e aktiviteteve në kuadër të twinning projektit „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore“, të financuar nga Bashkimi Evropian. Gjatë ditëve të fundit, janë këmbyer intensivisht përvojat dhe mendimet midis ekspertëve të bankës tonë qendrore dhe ekspertëve të Bankës Popullore të Kroacisë, e cila është edhe twinning partner në këtë projekt. Sot u mbajt një ngjarje në internet në të cilën u prezantuan rezultatet nga zbatimi i Direktivës së Llogarive të Pagesave në Kroaci, me theks të veçantë mbi transparencën e ofruesve të shërbimeve të pagesave të arritur përmes së një përmbledhjeje krahasuese të tarifave të ofruesve në një faqe të internetit dhe një aplikacioni celular, për të cilat parashikohet hapësirë edhe nga rregullorja e re në vendin tonë.
„Me pakon e re rregullatore në fushën e pagesave, ofruesit e shërbimeve të pagesave do të jenë të detyruar t’u sigurojnë konsumatorëve më shumë informacione në një format të standardizuar për tarifat e tyre për shërbimet lidhur me llogarinë e pagesave, dhe Banka Popullore do t’i publikojë ato në faqen e internetit, gjë që do t’u mundësojë konsumatorëve krahasim më të lehtë të tarifave ndërmjet ofruesve të shërbimeve të pagesave.“ - theksoi viceguvernatorja e Bankës Popullore, Emilia Nacevska, në fjalën e saj hyrëse në ngjarje.
„Falë mbështetjes së BE-së dhe angazhimit të kolegëve nga Banka Popullore, Ministria e Financave dhe institucioneve tjera në vend, si dhe ekspertëve evropian, Projekt ligji për shërbime të pagesave dhe sisteme të pagesave është hartuar dhe është gati për konsultime të hapura. Delegacioni i BE-së shpreson se Ligji do të miratohet në të ardhmen e afërt në mënyrë që të mundësojë përfitimet e Direktivës për Shërbime të Pagesave të Qytetarëve të Maqedonisë së Veriut.“ - tha në fjalën e tij Alesandro Zanota, këshilltar ekonomik në Njësinë e Operacioneve në Delegacionin e Bashkimit Evropian.
Në kuadër të prezantimit u paraqitën edhe përvoja të cilat vërtetojnë se banka jonë qendrore, me aktivitetet që i ndërmerr në këtë fushë është në drejtimin e duhur për sigurimin e kushteve dhe rregullave për një qasje proaktive transparente të ofrimit të shërbimeve të pagesave, duke krijuar rregulla uniforme sa i përket sigurimit të shërbimeve të pagesave dhe informacioneve që duhet të sigurohen për qytetarët. Përmes një pjese të prezantimit të Bankës Popullore të Kroacisë, në mënyrë më të ilustruar u perceptua rëndësia dhe përfitimi i mëtejshëm i qytetarëve nga aktivitetet e parashikuara në vendin tonë për standardizimin e qasjes në publikimin e informacioneve, i cili do të mundësojë një krahasim më të mirë të ofertave për shërbime të pagesave.
Në kuadër të ngjarjes në internet, u ngritën një numër çështjes të nxitura nga përvojat e deritashme në Bashkimin Evropian dhe mund të vërehet se në këtë fushë, Banka Popullore, përmes këtij projekti po përdor në mënyrë të përshtatshme mundësinë për mbështetje nga Bashkimi për të përshpejtuar aktivitetet për modernizimin e infrastrukturës së pagesave në pajtim me tendencat evropiane. Ndryshe, në ngjarje morën pjesë përfaqësues të më shumë institucioneve dhe organizatave, bankave, shtëpive të kursimit, kompanive fintech, sistemet e pagesave dhe institucione të arsimit të lartë dhe shkencore. Aktivisht u kyçën edhe përfaqësuesit e ambasadave të vendeve të Bashkimit Evropian, të cilët në mënyrë proaktive i monitorojnë përpjekjet dhe arritjet e Bankës Popullore në krijimin e standardeve evropiane brenda infrastrukturës vendase të pagesave.
Twinning projekti „Forcimi i kapacitetit institucional të Bankës Popullore në rrugën drejt anëtarësimit të saj në SEBQ“, përveç në shërbimet e pagesave dhe sistemet e pagesave, është përqendruar edhe në statistikën e llogarive financiare, aktivitetet në fushën e rregullores dhe mbikëqyrjen e bankave dhe në aktivitetet kërkimore për analizë të politikave.
Në zbatimin e aktiviteteve të projektit, partnerë të Bankës Popullore janë bankat qendrore nga Gjermania dhe Kroacia, ndërsa në një pjesë të aktiviteteve janë kyçur edhe ekspertë nga bankat qendrore të Belgjikës, Greqisë, Lituanisë, Portugalisë, Rumanisë, Sllovakisë dhe Holandës.
