Përmes një projekti të mbështetur nga Bashkimi Evropian krijohet një ueb-portal i ri statistikor.
Nga sot, të dhënat statistikore zyrtare të cilat i përgatit Banka Popullore do të jenë në dispozicion për përdoruesit përmes ueb-portalit të ri statistikor „NBStat“ . Bëhet fjalë për një mjet modern statistikor i krijuar nga përdorimi proaktiv i mundësive të teknologjisë së informacionit dhe komunikimit dhe kanaleve moderne të komunikimit interaktiv. Praktika e publikimit të të dhënave vetëm në formë të dokumenteve në eksel-format në seksionin „Statistikë“ në internet faqen institucionale tashmë fillon braktiset. Tani e tutje, të dhënat statistikore të Bankës Popullore do të publikohen ekskluzivisht përmes ueb-portalit të ri statistikor.
Me hapjen e „NBStat“, banka jonë qendrore bashkohet me familjen evropiane të hartuesve të autorizuar të kërkimeve statistikore, të cilat, duke përcjellë rekomandimet e Eurostat dhe Sistemit Evropian të Statistikave, si dhe tendencat për të dhëna të hapura, zbatojnë një nga mënyrat më moderne të diseminimit të të dhënave statistikore - një mjet statistikor në formë të një PX ueb-portali. „NBStat“, me strukturën dhe aftësitë teknike për disponueshmërinë e të dhënave, do të sigurojë që përdoruesit tanë të kenë një nga mundësitë më të mira për përdorim më të përparuar dhe më të thjeshtë të statistikës së bankingut qendror.
Në të njëjtën kohë, është gjithashtu e rëndësishme, që ky mjet i ri i sofistikuar statistikor do të mundësojë që të dhënat statistikore të Bankës Popullore të jenë pjesë e konceptit të hapësirës së re evropiane të të dhënave të hapura, i cili kryesish nënkupton prezantimin e statistikave në një formë të qartë dhe të kuptueshme.
VIDEO
Mjeti „NBSat“, i cili është gjithashtu në dispozicion në internet faqen e Bankës Popullore , jo vetëm që do të publikojë të dhënat e reja, por edhe të gjitha të dhënat statistikore të publikuara më parë që janë nën juridiksionin e Bankës Popullore. Kjo mënyrë e publikimit është krejt ndryshe dhe më moderne se ajo që është zbatuar deri tani dhe do të lejojë studiuesit, komunitetin akademik, gazetarët dhe hartuesit e politikave të marrin të dhënat e nevojshme në formën dhe vëllimin që më së miri u përshtatet nevojave të tyre.
Përfitim i rëndësishëm nga hapja e ueb-portalit statistikor të Bankës Popullore është që përveç monitorimit standard të statistikave të bankës qendrore, përmes tij, nga sot, përdoruesit do të mund të filtrojnë në mënyrë të pavarur të dhënat dhe përgatitjen e serive kohore, si dhe shfaqjen e tyre në forma të shumta të vizualizimit dhe shkarkimin e tyre në format të ndryshëm. Kjo gjithashtu zgjeron ndjeshëm mundësitë për analizën e të dhënave nga përdoruesit.
Krijimi i këtij mjeti statistikor është arritur nga përkushtimi shumëvjeçar i një pjese të ekipit të Bankës Popullore, pasi që brenda programit IPA2012, Bashkimi Evropian e mbështeti financiarisht, si dhe me ndihmë eksperte dhe teknike, projektin „Ndërtimi i një mjeti për analizën e brendshme të të dhënave dhe ueb-portal statistikor për përdorues të jashtëm“.
Me mbështetjen e Bashkimit Evropian, banka jonë qendrore arriti të jetë një nga bankat qendrore të cilat përmes një ueb-portali të këtillë modern statistikor me mundësi të sofistikuara dhe moderne për përdoruesit mundëson një platformë moderne për analizë të të dhënave.
Për përdoruesit e ueb-portalit të posa-prezantuar, Banka Popullore tashmë ka publikuar edhe udhëzues për përdoruesit, të cilin mund ta gjeni në internet faqen institucionale .