Shkup, 18 nëntor 2023
Banka Popullore është duke punuar me intensitet për miratimin e standarteve rregullatore dhe teknike të Bashkimit Europian në fushen e pagesave me qëllim antarësimin sa më të shpejt të vendit në Zonën e Vetme Europiane për Pagesa (SEPA), theksoi viceguvernatorja Emilija Nacevska, në Punëtorin e nivelit të lartë mbi sistemet e pagesave, të organizuar nga Banka Qendrore Europiane (BQE).
Përkthimi i një pakoje të gjerë direktivash dhe rregulloresh të Bashkimit Europian në fushën e pagesave në sistemin ligjor të vendit, i cili hyri në fuqi në fillim të këtij viti, siguroi një shkallë të lartë harmonizimit në kuadrin ligjor për anëtarësimin e vendit në SEPA. Krahas harmonizimit të kornizës ligjore, Banka Popullore është e përkushtuar fuqishëm në zbatimin e standardeve teknike ISO 20022 në punën e Sistemit ndërbankar të pagesave të Maqedonisë (MIPS). Bëhet fjalë për standard ndërkombëtar që siguron ndërveprim mes sistemeve të pagesave dhe mundëson ndërlidhjen e tyre duke garantuar sigurinë dhe efikasitetin e pagesave ndërkufitare. Banka Popullore në bashkëpunim me pjesëmarrësit e MIPS është e fokusuar në përshtatjen me standardet më të reja më së voni gjatë vitit 2025.
Përafrimi me standardet ligjore dhe teknike të Bashkimit Europian në fushën e pagesave me mbështetjen e Bankës Qendrore Europiane ka për qëllim të përshpejtojë dhe lehtësojë qasjen e vendeve të Ballkanit Perëndimor në SEPA, gjë që është e një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët dhe kompanitë, duke marrë parasysh përfitimet nga shpenzimet e ulëta dhe shpejtësinë dhe efikasitetin me të cilin kryhen pagesat në 36 vendet anëtare të BE-së.
Në Punëtori morën pjesë anëtarë të bordit ekzekutiv të BQE-së, guvernatorë dhe viceguvernatorë të bankave qendrore nga vendet e Ballkanit Perendimor. Kjo është e para punëtori nga katër punëtoritë e nivelit të lartë, të cilat janë pjesë e fazës së dytë të Programit Rajonal për Forcimin e kapaciteteve institucionale të bankave qendrore në Ballkanin Perëndimor, për të cilin Bashkimi Europian (BE) ndau 3 milionë euro nga Instrumenti i Asistencës së Para-Aderimit (IPA III).
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}