Shkup, 18 nëntor
Stabiliteti i çmimeve dhe stabiteti financiar janë parakusht për zhvillim ekonomik dhe ofrojnë hapësirë që duhet të shfrytëzohet nga bartësitë tjerë të politikave për të realizuar reforma strukturore që do të kontribuojnë në rritje të qëndrueshme dhe afatgjatë ekonomike. Funksionimi i suksesshëm i Bankës Popullore është thelbësor për ekonominë e Maqedonisë. Kjo u dëshmua sidomos që nga fillimi i krizës së koronës, kur u konfirmua se kapaciteti i ndërtuar nga Banka Popullore mundësoi që të veprojë në kohë dhe me efikasitet brenda mandatit të saj për të mbështetur ekonominë në ballafaqimin me efektet e krizës . Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) përmes projekteve të saj gjithashtu ofron mbështetje për krijimin e kushteve të favorshme për rimëkëmbje ekonomike.
Kjo u deklarua në një takim pune midis guvernatores të Bankës Popullore, Anita Angelovska-Bezhoska dhe Andy Aranitasi, përfaqësuesi i Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (EBRD) në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Në takim, ndër të tjera, u diskutuan perceptimet e Bankës Popullore për situatën në ekonomi, në përputhje me parashikimet. U rikonfirmua që mbështetja e BERZH-it për ekonominë e Maqedonisë do të vazhdojë, përmes disa formave të mbështetjes së kredive për sektorin e korporatave, për të cilën rëndësi të madhe ka bashkëpunimi dhe komunikimi me Bankën Popullore, parashikimet e së cilës janë thelbësore për perceptimet e publikut ndërkombëtar, përfshirë dhe investitorët.
Në takim, guvernatorja Angelovska-Bezhoska rishikoi më në detaje parashikimet më të fundit makroekonomike dhe pritjet për ekonominë për periudhën e ardhshme. Pritjet e fundit për rritjen ekonomike janë të pandryshuara në krahasim me parashikimet e prillit, në përputhje me supozimet e ndërtuara në lidhje me mjedisin e jashtëm dhe faktorët e brendshëm, në këtë dhe vitin e ardhshëm, aktiviteti ekonomik do të rritet me një normë identike të rritjes prej 3.9% dhe gradualisht do të arrijë një normë prej 4%, në planin afatmesëm. Aktiviteti i kredisë të sistemit bankar mbetet një nga faktorët e rëndësishëm për mbështetje të rritjes ekonomike. Gjatë periudhës së projeksionit, pritet rritje solide e kredisë, e cila këtë vit do të jetë 7.1% dhe gradualisht do të përshpejtohet në rreth 8% në planin afatmesëm. Të ngjajshme janë edhe pritjet për lëvizjen e depozitave gjatë periudhës së projeksionit, si burimi kryesor i financimit për bankat. Siç theksoi z.Aranitasi, të ngajshme janë edhe parashikimet e BERZH-it, sipas të cilave rritja e ekonomisë maqedonase pritet të jetë 4% këtë dhe vitin e ardhshëm.
BERZH ka qenë e pranishme për një kohë të gjatë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, me aktivitetet e saj që synojnë kryesisht forcimin e konkurrencës së ekonomisë maqedonase, si dhe forcimin e integrimit rajonal dhe afrimin me standardet të BE-së. Për më tepër, BERZH, përmes projekteve dhe aktiviteteve të saj, synon avansimin e tregut të kapitalit në ekonominë e vendit dhe lidhjen e saj rajonale, me qëllim shpërndarjen efikase të burimeve financiare. BERZH gjithashtu po ndërmerr veprime, respektivisht mbështet edhe projekte për tranzicion të ekonomisë maqedonase ekonomisë maqedonase drejt një modeli që ofron efekte pozitive në mjedis. Prandaj, disa nga projektet synojnë rritjen e efikasitetit në përdorimin e burimeve dhe përdorimin e burimeve të qëndrueshme energjetike.