Politika monetare është e përshtatshme, ndërsa sistemi bankar është i shëndoshë, vlerësoi ekipi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, i cili po qëndronte në vendin tonë për rishikimin e rregullt vjetor të ekonomisë maqedonase. Gjatë ditëve të kaluara ekipi mbajti disa takime punuese me përfaqësues të Bankës Popullore dhe Ministrisë së Financave.

Konkluzioni i ekipit të FMN-së tregon që Banka Popullore ka përdorur në mënyrë të përshtatshme kushtet e favorshme për rritje të rezervave valutore. Sipas ekipit të FMN-së, në të ardhmen, nëse mjedisi i jashtëm përkeqësohet, Banka Popullore duhet të jetë e gatshme të forcojë politikën monetare.
Sistemi bankar, sipas vlerësimeve të ekipit të FMN-së është i shëndoshë, mirë i kapitalizuar dhe likuid. Aktivitetet aktuale për konsolidimin e sistemit do të kontribuojnë për konsolidimin dhe përmirësimin e efikasitetit të tij. Ekipi i FMN-së vlerëson se ndërmarrja e hapave për të rritur më tej denarizimin e depozitave, së bashku me masat e dizajnuara me kujdes për të zvogëluar kreditimin e amvisërive në valuta të huaja, nëse është e nevojshme, do të kontribuojë për forcimin e rezistencës së sistemit tonë financiar.
Në konkluzionin e ekipit të FMN-së theksohet se forcimi i mëtejshëm i kornizës së stabilitetit financiar mbetet një prioritet. Në të njëjtën kohë, u bë një vlerësim pozitiv i vazhdimit të aktiviteteve për forcimin e kornizës mbikëqyrëse dhe rregulluese. Këto aktivitete janë ndërmarrë në përputhje me Programin e Vlerësimit të Sektorit Financiar (FSAP) të zbatuar vitin e kaluar. Siç konstatoi ekipi i FMN-së, në të njëjtën kohë po përgatitet një rregullore për të forcuar mandatin makro-prudencial të Bankës Popullore për të mundësuar identifikimin më të mirë të rreziqeve sistemike në sistemin bankar.

Ekipi i FMN-së thekson se një angazhim për reforma në vendin tonë është me rëndësi të veçantë. Siç u përmend, reformat kryesore institucionale kanë demonstruar përkushtimin e politikë-bërësve për adresimin e sfidave afatgjata. Ekipi i FMN-së porosit se është e rëndësishme të mbetemi në rrugën e reformave në mënyrë që të përmirësojmë më tej rezistencën e ekonomisë sonë ndaj goditjeve.
Tekstin e plotë të Konkluzioneve të Ekipit të FMN-së që përmban vëzhgimet fillestare mund ta gjeni këtu.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}