Shkup, 18 tetor 2022
Banka Popullore, në faqën e saj të internetit, mes të dhënave dhe treguesëve të sistemit bankar të Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi të publikoj edhe të dhëna tremujore për kreditë e miratuara për financim të gjelbër të amvisërive dhe shoqërive jofinanciare. Publikimi i këtyre të dhënave është një nga aktivitetet me të cilën Banka Popullore kontribuon në krijimin e ekonomisë së “gjelbër” dhe të qëndrueshme.
Deri tani, Banka Popullore ka ndërmarrë shumë aktivitete për rritjen e ndërgjegjësimit për pasojat nga ndryshimet klimatike dhe për komponentin gjithnjë e më të përhapur “të gjelbër” në financat e ekonomisë maqedonase. Të ashtuquajturat “kredi të gjelbra” janë të destinuara për përmirësimin e efikasitetit energjetik të amvisërive dhe sektorit privat, për investim në teknologji të gjelbra, materiale dhe zgjidhje dhe për investim në burime të rinovueshme të energjisë, kontrollim dhe parandalim të ndotjes, mbrojtje të mjedisit jetësor, si dhe uljen e rreziqeve nga ndryshimet klimatike. Në fillim të vitit 2022, Banka Popullori realizoi Anketim për rreziqet nga ndryshimet klimatike sipas së cilës 40% nga bankat dhe kursimoret e vendit kanë futur produkte dhe shërbime si pasojë të ndryshimeve klimatike, ndërsa 80% nga të anketuarit janë përgjigjur se mendojnë të fusin produkte dhe shërbime të reja si pasojë e ndryshimeve klimatike.
Ndryshimet klimatike dhe shoqërore, me të cilat gjithnjë e më shumë po përballemi, lënë gjurmë të dukshme mbi ekonominë globale dhe mund të ndikojnë në realizimin e qëllimeve të bankave qëndrore. Për këtë arsye, është e nevojshme bartësit e politikave të përkushtohen në zbutjen e pasojave të mundshme ekonomike nga ndryshimet klimatike. Transformimi i gjelbër dhe digjital në të ardhmën mund të kontribuojnë në ndërtimin e ekonomive më të forta dhe më rezistente ndaj tronditjeve. Sfidat me të cilat përballen tani ekonomitë në botë janë dëshmi se duhet të kërkohen zgjidhje alternative dhe të mendohet më afatgjatë lidhur me sigurimin e burimeve të qëndrueshme të energjisë dhe rritjen e prodhimtarisë të ushqimit.
Të dhënat tremujore dhe treguesit e sistemit bankar nga fusha e financimit të gjelbër mund ti gjeni në këtë lidhje: https://www.nbrm.mk/podatotsi_i_pokazatieli_za_bankarskiot_sistiem_na_riepublika_makiedonija.nspx.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}