Shkup, 18 maj 2023
Nxënësit nga 28 vendet europiane konkurruan në Bruksel në finalen e këtij viti të Kuizit Europian të Parasë, garë për edukimin financiar të organizuar nga Federata Bankare Europiane.
Pjesëmarrësit, të moshës 13 deri në 15 vjeç, matën njohuritë e tyre për financat personale me vëmendje të veçantë të planifikimit afatgjatë, kursimet, kriptovalutat, sigurinë kibernetike, mashtrimin në internet, si dhe menaxhimin e kreditimit dhe të ardhurave. Pyetjet u përgatitën sipas udhëzimeve të INFE-OECD dhe Kompetencave bazë për edukimin financiar të të rinjve. Përfaqësues të vendit tonë ishin Kirill Kitevski dhe Kristijan Llazaroski nga SHF "Mite Bogoevski" nga Resnja, nën mentorimin e Sonja Strezovska, të cilët e siguruan pjesëmarrjen e tyre në Kuizin Europian të Parasë në Bruksel duke fituar garën kombëtare të organizuar nga Shoqata e Bankave të Maqedonisë në bashkëpunim me Bankën Popullore dhe Komisionin e Letrave me Vlerë, të mbështetur nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Ministria e Financave. Përfaqësuesit tanë treguan njohuri solide, gjë që vazhdon seriali i përfaqësimit të suksesshëm të të rinjve nga vendi ynë në këtë kuiz europian në fushën e edukimit financiar. Afër 800 nxënës morën pjesë në garën nacionale nga vendi ynë, kjo nismë padyshim që jep kontribut të rëndësishëm në afirmimin e edukimit financiar tek të rinjtë dhe përmirësimin e njohurive të tyre në fushën e financave.
Kuizi Europian i Parasë është kuizi më i madh në Europë i edukimit financiar dedikuar për nxënësit, i cili çdo vit tërheq miliona lojtarë në Kahut - platformë e të mësuarit përmes lojërave. Kuizi filloi në vitin 2017 si pjesë e iniciativave për edukimin financiar të Federatës Europiane të Bankave , ku garat kombëtare u bënë aktivitet i rregullt në kuadër të fushatave kombëtare për të shënuar Javën Europiane të Parasë, në mars të çdo viti. Këtë vit në nivelet kombëtare morën pjesë 37504 adoleshentë nga e gjithë Europa. Në finale, ekipi i Greqisë e fitoi vendin e parë dhe menjëherë pas tyre ishin ekipi i Polonisë dhe Portugalisë.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}