Shkup, 18 mars 2024
Banka Popullore, Ministria e Financave, Komisioni i Letrave me Vlerë, Agjencia për Mbikëqyrje të Financimit Kapital të Sigurimit Pensional (MAPAS) dhe Agjencia për Mbikëqyrje të Sigurimit, në bashkëpunim me asociacionet dhe institucionet nga sektori privat dhe civil që janë aktivë në fushën e edukimit financiar, prej sot deri më 24 mars, për të dymbëdhjetin vit me radhë, shënojnë Javën Globale të Parasë. Java Globale e Parasë në mënyrë tradicionale shënohet përmes ligjëratave dhe publikimit të materialeve edukative nga fusha e financave.
Tema të cilës i është dedikuar Java Globale e Parasë për këtë vit është: “Mbroni paratë tuaja, siguroni të ardhmen tuaj” (Protect your money, secure your future), që i referohet menaxhimit të sigurt të parave dhe ngritja e ndërgjegjësimit për rreziqet e mundshme në sektorin financiar dhe mbrojtjen e financave personale. Rreziqet e tilla përfshijnë mashtrime financiare, përfshirë edhe porositë e dyshimta (fishing), mashtrime gjatë blerjes në internet, si dhe rreziqet lidhur me privatësinë e të dhënave, siç është vjedhja e identitetit. Më shpesh, të rinjtë janë viktima të mashtrimeve financiare, për shkak të kontaktit të tyre të vazhdueshëm me teknologjinë dhe vetëdijes më të ulët për rreziqet e mundshme gjatë përdorimit të teknologjisë moderne dhe metodat moderne të pagesës për ofrimin e produkteve dhe shërbimeve të reja financiare. Për rrjedhojë, tema e Javës Globale e Parasë së këtij viti inkurajon të rinjtë që të kenë pikëpamje më afatgjate dhe të jenë të kujdesshëm kur marrin vendime financiare dhe përdorimi i teknologjisë moderne.
Në kuadër të shënimit të Javës Globale të Parasë, Banka Popullore do të organizojë disa ligjërata për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme. Banka Popullore në mënyrë organizative e mbështet edhe garën kombëtare të Kuizit Europian të Parave të vitit 2024, i cili do të mbahet gjatë Javës Globale të Parasë.
Në korniza ndërkombëtare, Java Globale e Parasë shënohet që nga viti 2012, me ndërprerje të vetme në vitin 2020 për shkak të pandemisë, e organizuar nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD). Kjo nismë globale, e cila deri më tani është shënuar në më shumë se 176 vende të botës dhe me të cilën përfshihen 60 milionë fëmijë dhe të rinj, ngrit ndërgjegjësimin e të rinjve për edukimin financiar dhe njohuritë e tyre për paratë, kursimin, punësimin dhe sipërmarrësinë. Më shumë informacion rreth lidhjes së Javës Globale të Parasë: www.globalmoneyweek.org
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}