Rekomandime shtesë nga Banka Popullore
Të nderuar qytetarë,
Si pjesë e masave dhe apeleve për ndërgjegjësim dhe përgjegjësi që ne të gjithë kemi për mbrojtjen e shëndetit, dhe në kushte të përhapjes së infeksionit të virusit Kovid-19, ju sugjerojmë dhe ju informojmë për sa vijon:
Meqenëse paratë e gatshme konsiderohen si njëri nga kanalet e zakonshme të transmetimit të infeksionit, dhe për të parandaluar transmetimi e mundshëm të infektimit, ne përsëri apelojmë të zvogëlohet përdorimi i parave të gatshme dhe të rritet përdorimi i kartave të pagesave dhe alternativave tjera, mënyrave elektronike të kryerjes së transaksioneve. Në këtë mënyrë ju do të mbroni shëndetin tuaj, si dhe shëndetin e të gjithëve përreth jush.
Në këtë drejtim, ne rekomandojmë që bankat t’i shqyrtojnë mundësitë për reduktimin e tarifave lidhur me transaksione pa para të gatshme.
Për të zvogëluar rreziqet nga përdorimi i parave të gatshme në denarë, kemi prezantuar protokolle të zgjeruara për trajtim, që nënkuptojnë tërheqjen e kartëmonedhave dhe monedhave në bazë të rregullt dhe mbajtjen e tyre në karantinë përpara se të lëshohen përsëri në qarkullim, dhe gjithashtu heqjen e tarifave për bankat për prurjen dhe marrjen e parave në denarë. Kjo procedurë do të respektohet nga të gjithë bankat me të cilat kemi komunikim aktiv në mënyrë që bashkërisht të sigurojmë zvogëlimin e rreziqeve nga infektimi dhe transmetimi i infeksionit përmes parave të gatshme që qarkullojnë në nivelin më të ulët.
Duke vepruar kështu, ne veçanërisht do të dëshironim të sugjerojmë përdorim të kujdesshëm të parave në valutë të huaj (devizave) të importuara nga ndonjë vend tjetër me që mbart një rrezik të lartë të transmetimit të infeksionit. Ju rekomandojmë që të njëjtat t’i këmbeni në bankat dhe këmbimoret e autorizuara, pas së cilës do të zbatohen masa speciale për trajtimin e këtyre parave të gatshme, për të zvogëluar mundësinë e transmetimit të infeksionit përmes këtij kanali.
Apelojmë deri tek të gjithë qytetarët të ndjekin dhe respektojnë rekomandimet e autoriteteve kompetente në mënyrë që të mund të trajtojmë situatën më shpejt dhe me efikasitet. Siç është konfirmuar në shumë raste, parandalimi dhe ndjekja e duhur e rekomandimeve është thelbësore në trajtimin e fatkeqësive të tilla.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}