Përparimi që kemi arritur në statistikat e para krizës na ndihmon të marrim vendime monetare
Guvernatorja Anita Angelovska-Bezhoska mori pjesë në panel diskutimin e organizuar nga Qendra për Ekselencë në Financa (CEF) nga Lubjana, me temë „Navigimi në ekonominë e re normale“. Temë e panel diskutimit ishin sfidat që i imponon Kovid kriza në më shumë fusha dhe në sektorin publik dhe privat, me ç’rast theksi u vendos edhe mbi hapësirën për bashkëpunim ndërmjet tyre për trajtim më të lehtë të pasojave nga kriza, por edhe për përdorimin e mundësive që ajo i bart.
Në fillim të diskutimit, guvernatorja adresoi specifikat e kësaj krize, përfshirë edhe nevojën për të vepruar jashtëzakonisht shpejt në rrethana të tilla dhe marrjen e vendimeve që do të bazohen në të dhëna të shpeshta, shpejta dhe granulare. Përveç kësaj, ajo vuri në dukje disa faktorë të cilët në periudhën e kaluar e mbështetën procesin e vendimmarrjes. Së pari, ajo vuri në dukje koordinimin e forcuar të politikës monetare dhe fiskale, që është me rëndësi të veçantë për kombinimin optimal të politikës së lehtësuar për mbështetje të ekonomisë reale, pa cenuar stabilitetin e kursit fiks të këmbimit të denarit. Ajo më tej u përqendrua në të dhënat në dispozicion për marrjen e vendimeve të përshtatshme. Gjatë dekadës së kaluar, kriza financiare globale ka shërbyer si katalizator për pasurimin grupeve granluare të të dhënave, veçanërisht për sektorin financiar, të cilat kanë qenë thelbësore për njohjen e shenjave paralajmëruese të hershme dhe ndërmarrjen e masave të duhura. Përpjekjet tona para krizës për pasurimin e vazhdueshëm të të dhënave në dispozicion dhe harmonizimin e tyre me standardet më të larta statistikore dhanë një kontribut për lehtësimin e vendimmarrjes për politikën monetare. Një konfirmim për progresin është aderimi në standardin më të lartë statistikor global SDDS Plus në vitin 2019.
Diskutimi u vendos më tej në kontekstin e efekteve të pandemisë mbi mjedisin e punës, mënyrën e punës dhe trajtimin e sfidave të përditshme. Në këtë kontekst, guvernatorja adresoi rëndësinë e udhëheqjes në kohë krize, dhe nevojën për motivim të të punësuarve, veçanërisht në kohë krize që prek të gjitha aspektet e jetës dhe punës sonë. „Në përgjithësi, përpiqemi të theksojmë parimin „njeriu para së gjithash“, sepse besojmë se ky është çelësi jo vetëm për t’u marrë me pandeminë, por më e rëndësishmja, për të dalë nga ajo më të fortë dhe më të qëndrueshëm. Vendosja e shëndetit si prioritet, shfaqja e ndjeshmërisë dhe njohja dhe pranimi i plotë i kushteve specifike. Në të njëjtën kohë, duke vazhduar punën tonë të rregullt, duke siguruar vazhdimësinë e proceseve, duke vazhduar me më shumë projekte zhvillimore dhe duke trajtuar më intensivisht sfidat të cilat pandemia e Kovid-19 i ka vendosur gjatë mandateve tona. Shpresoj se me këtë qëndrim, do të jemi në gjendje të vendosim një ekuilibër dhe t’u sigurojmë punëtorëve mbështetje në këto momente jashtëzakonisht të vështira të kërcënimit të mirëqenies sonë.“ - theksoi guvernatorja.
Videon e ngjarjes mund ta gjeni në lidhjen në vijim: https://www.youtube.com/watch?v=wtuusd84l-8.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}