
Shkup, 17 nëntor 2023
Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm ndërmjet bankës sonë qendrore dhe Bankës Popullore të Kroacisë, janë mbajtur takime pune me qëllim të ndërmarrjes së aktiviteteve që synojnë vendosjen e kornizës për ndërhyrje të jashtëzakonshme në banka dhe zbatimin e kompetencave të dhëna me Ligjin për ndërhyrje të jashtëzakonshme. Takimet e zhvilluara janë pjesë e aktiviteteve për forcimin e kapaciteteve të bankave qendrore të Ballkanit Perëndimor, të parashikuara në Fazën e Dytë të Programit Rajonal të financuar nga BE-ja.
Në kuadër të qëndrimit të punës në Bankën Popullore të Kroacisë, përfaqësueset e Bankës Popullore, Milica Arnaudova Stojanovska, këshilltare e guvernatorit dhe Frosina Celeska, drejtoreshë në Drejtorinë e rregullores bankare dhe ndërhyrjes së jashtëzakonshme, zhvilluan takime me punonjësit në Zyrën për Sanimin e Institucioneve Kreditore. Me këtë rast, patën mundësinë të njihen me mënyrën se si Banka Popullore e Kroacisë, si organ kompetent, e kryen funksionin e ndërhyrjes së jashtëzakonshme në institucionet kreditore, si dhe me pjesëmarrjen e bankës qendrore të Kroacisë në Mekanizmin e përbashkët për ndërhyrje të jashtëzakonshme në Institucionet Kreditore të themeluar në BE. Theks i veçantë u vu në elementet bazë të planifikimit të ndërhyrjes së jashtëzakonshme, i cili përfshin metodat e përcaktimit të strategjisë, përcaktimin e normës së kërkuar të fondeve vetanake dhe detyrimeve të lejuara, si dhe vlerësimin e mundësisë së ndërhyrjes së jashtëzakonshme në bankë. Gjithashtu ishte ndarë edhe përvoja e Bankës Popullore të Kroacisë në përdorimin e instrumenteve të ndërhyrjes së jashtëzakonshme që mund të përdoren nga organi kompetent i ndërhyrjes së jashtëzakonshme.
Njohuritë e marra nga takimi me ekspertët e Bankës Popullore të Kroacisë, të cilët pa rezerva ndanë njohuritë, përvojën dhe praktikat e krijuara, janë me rëndësi të madhe për Bankën Popullore në procesin e zbatimit të aktiviteteve përgatitore për zbatimin e Ligjit të ri për ndërhyrje të jashtëzakonshme, i cili do të fillojë të zbatohet nga tetori i vitit 2025.
{{Title}}
{{Intro}}
{{{Content}}}
{{#hasElements Images}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=886"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{#each Images}}
{{#showInline ShowInGallery IsThumbNail}}
{{{dataImg this params="?width=200&height=100"}}}
{{/showInline}}
{{/each}}
{{/hasElements}}